Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Kreshnik Krasniqi ka nënshkruar kontratë të re me dy herë kampionin e Norvegjisë, Stromsgodset.

Siç raporton klubi përmes faqes zyrtare, Kreshnik Krasniqi ka arritur marrëveshje me klubin norvegjez deri në verën e vitit të ardhshëm.


Përkundër interesimit zyrtar të klubeve angleze si Barnsley (Championship) dhe rishtazi Sheffield Uniter (Premier League), klubi arriti ta bind Krasniqin dhe përfaqësuesit e tij të vazhdojnë bashkëpunimin mes vete.

118387824 336704907381565 3565969407969715947 n

Burimet e afërta kompaninë që menaxhon lojtarin 19-vjeçar e konfirmojnë se klube angleze kanë bërë kërkesa dhe oferta në adresë të klubit aktual të lojtarit, dhe interesimi në Lojtarin sa vjen e shtohet.

Krasniqi është i ftuar i rregullt nga selektori i Kosova u21 dhe konsiderohet si e ardhmja e mesfushës së Përfaqësueses së Kosovës.

Ai mban rekordin e debutuesit më të ri në moshë (14) në ligën elitare profesionale të mbretërisë, si dhe ka përfaqësuar grupmoshat e reja me Norvegjinë.

118399271 1032246913899062 4506623079608837184 n

telegrafi sport app