LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar edicioni i pestë i Festivalit për procesim të kulturës “DrimON”

Ka filluar edicioni i pestë i Festivalit për procesim të kulturës “DrimON”

Me titullin provokues “Republika e Deponisë” mbrëmë në Strugë u hap edicioni i pestë i Festivalit për procesim të kulturës “DrimON”.

Është paraparë në suaza të programit pesëditor të manifestimit të ofrohen përmbajtje të shumta interesante me shfaqje teatrore, ekspozita, filma, muzikë, punëtori, diskutime, të përgatitura në bashkëpunim me shumë emra dhe organizata, të rëndësishme për skenën e pavarur socio-kulturore të Maqedonisë, njofton AIM.

Festivali që mbahet deri më 30 korrik, në dhe rreth Qendrës së Kulturës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë filloi pikërisht me panel dikutim lidhur me problemin me deponinë e Strugës, nën titullin “Mbeturinat nuk janë plehra – problemi me deponinë e Strugës duhet të trajtohet, e jo të parandalohet”.


Programi sot parashikon ekspozitë të fotografive “Qasje” e organizuar në bashkëpunim me ambasadën e Suedisë në Shkup në të cilën publiku do të ketë mundësi të sheh 25 portrete të cilat paraqesin, jo vetëm sfidat, por edhe sukseset e personave me aftësi të kufizuara në Suedi dhe në Maqedoni.

Dita e dytë e festivalit do të rrumbullakësohet me projektin e filmit suedez “Si t’i lidh lidhëzat” në regji të Lena Kopel, bazuar në tregim të vërtetë për grupin teatral “Hudik i lumtur”. Në kino-zonën do të shfaqet filmi “24 dok” e Jane Altiparmakov i bërë si pjesë e projektit të Shoqatës për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve me pengesa “Zogu i kaltër”.

Edicioni i sivjetmë jubilar i “DrimON” mbahet nën moton “Ndërtojmë gjenerata të reja” është i mbështetur përmes ad-hok grantit të programit “Civika Mobilitas” me të cilin financohet selektimi i grave autore dhe “Luaj gishtin” të cilët së bashku me angazhim vullnetar të komunitetit e ndihmojnë infrastrukturën e zonës së gjelbër. IPQK “Vëllezërit Milladinovci” është partner koproduksioni.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori