LAJMI I FUNDIT:

A ka ardhur koha të ndaheni? Tri shenjat që e tregojnë këtë

A ka ardhur koha të ndaheni? Tri shenjat që e tregojnë këtë

Nëse jeni në dyshime se a duhet apo jo të ndaheni me partnerin, atëherë mos i dëgjonit tjerët – keni parasysh se është vendim personal të cilin duhet ta merrni vet.

Por, kur të vjen koha të ndaleni e ta mendoni mirë situatën në të cilën jeni, zgjedhja duhet të jetë e juaja, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, kur e dini se është koha për t’u ndarë?


Më poshtë i keni disa prej shenjave për të cilat ekspertët thonë se shërbejnë si indikatorë të fortë që më mirë është të ndaheni.

A ju bezdis partneri?

Normalisht, kur shpenzoni sasi të konsiderueshme të kohës me dikë, ai/ajo ka predispozita të bëhet i bezdisshëm. Por, nuk e kemi fjalën për këtë lloj bezdie. Nëse partneri ju bezdis në jetën e tyre të përditshme për çdo gjë të mundshme, atëherë kjo është diçka të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje.

A ka ofendime në lidhje?

Çdo çift fjaloset – ose të paktën çiftet në lidhje të shëndetshme. Është e rëndësishme të fjaloseni. Por nëse e gjeni veten në fjalosje ku ka shumë ofendime, atëherë kjo është shenjë e një problemi më të madh.

A do t’i bënit gjërat më parë vet sesa me atë?

Shpenzimi i kohës në vetmi është diçka tejet e çmueshme e cila na nevojitet të gjithëve. Por nëse filloni të dëshironi që të gjitha aventurat t’i bëni pa partnerin, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë.

A dëshironi të provoni ende?

Vetëm se jeni përgjigjur me “po” në pyetjet e mëparshme kjo jo domosdoshmërish do të thotë se është koha të hiqni dorë nga lidhja. Pas këtyre, duhet ta pyetni veten: a dëshironi të përpiqeni ende? Çdo lidhje i ka të këqijat dhe të metat e veta. Por, nëse në fund të ditës të qenurit pa këtë person ju bën më të pikëlluar sesa kur jeni me të, atëherë ndoshta duhet të provoni ende. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nuk është rastësishëm aty, a e dini për çfarë shërben tapa në kapakun e shishes së vajit?

Nuk është rastësishëm aty, a e dini për çfarë shërben tapa në kapakun e shishes së vajit?

A e dini se...
Ndihesh sikur të gjithë të urrejnë? Ndiq këto shtatë këshilla!

Ndihesh sikur të gjithë të urrejnë? Ndiq këto shtatë këshilla!

Këshilla Lifestyle
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Astrologji
Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Këshilla Lifestyle
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Parandaloni formimin e mykut në perden tuaj të dushit me këtë truk të thjeshtë

Parandaloni formimin e mykut në perden tuaj të dushit me këtë truk të thjeshtë

A e dini se...
Kalo në kategori