Në Itali është duke u zhvilluar një gjyq për fitime të rreme kapitale të klubeve, ku në bankën e të akuzuarve është edhe Juventusit, që në seancën e fundit kanë ‘sulmuar’ faqen Transfemarkt dhe vlerat e tregut të vendosura nga kjo platformë e famshme.
Juventusi dhe 10 klube të tjera profesionale italiane po akuzohen, por Prokuroria ka kërkua vetëm gjoba dhe ndalim për drejtuesit bardhezi, duke mos kërkuar heqje pikësh, apo largim nga elita.
Prokurori kërkoi një gjobë prej 800,000 euro për klubit, por edhe drejtorët: Presidentit Andrea Agnelli (12 muaj skualifikim), Cherubini (6 muaj e 20 ditë skualifikim) Nedved , Arrivabene dhe shumë prej anëtarëve të bordit (8 muaj).
Siç raporton ‘Calcio e Finanza’, avokatët e klubit bardhezi po tentojnë të hedhin poshtë pretendimet e prokurorisë, duke e bërë të pamundur përcaktimin e vlerës objektive të një lojtari.
“Cili është çmimi në treg i një futbollisti?”, kanë pyetur nga Juventusi. “A mund të vendoset një çmim i njëjtë për çdo futbollist?”, argumentuan ata.
Në anën tjetër sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, një tjetër element mbi të cilin po mbrohet Juventusi, është se prokuroria ka përdorur faqen e internetit Transfermarkt (me origjinë gjermane) si mjet për të përcaktuar vlerat e tregut të futbollistëve.
Avokatët e Juventusit i kanë tërhequr vëmendjen Gjykatës për disa elementë që vënë në dyshim besueshmërinë dhe të dhënave të Transfermarkt.
Në veçanti, morën shembull një intervistë që Martin Freudl, i cili kujdeset i vetëm për të gjithë Bundesligën për Transfemarkt, publikoi në portalin holandez ‘Follow the Money’: “Unë kaloj një pjesë të kohës time të lirë në shtëpi në kompjuterin tim, dhe më pas futbolli i merr seriozisht këto vlerësime… Është joreale, unë jam punonjës social, i bëj këto gjëra për Transfermarkt për argëtim, ndërsa industria e futbollit lëviz miliona”.
Juventus dëshiron të tregojë se është e pamundur të përcaktohet vlera e tregut të një futbollisti dhe se më pak mund të merret parasysh si referencë një faqe interneti që mund t’i bindet çdo interesi të palëve të dyta ose të treta. /Telegrafi/