Juventusi konfirmon se Demiral e ka kryer operimin me sukses, mungon shtatë muaj

235:"ROME, ITALY - JANUARY 12: Cristiano Ronaldo of Juventus helps his teammate Merih Demiral during the Serie A match between AS Roma and Juventus at Stadio Olimpico on January 12, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images) 12:"Getty Images
Juventus e ka konfirmuar se Merih Demiral do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në shtatë muajt e ardhshëm, ndërsa operacioni i tij është kryer me sukses në ligamentin anësor kryqëzues.
Zonja e Vjetër shkruan në faqen e tyre zyrtare se ndërhyrja e turkut u bë në klinikën Hochrum në Innsbruck dhe ishte krejtësisht e suksesshme.
Deklarata pretendon se Demiral: "Iu nënshtrua rindërtimit të ligamentit anësor të kryqëzuar dhe meniskut lateral të gjurit të majtë".
Demiral kishte shënuar gol në fitoren 2-1 ndaj Romës në Stadio Olimpico.
Mbrojtësi turk së fundmi e kishte lënë jashtë formacionit Matthijs de Ligt, edhe pse ky i fundit u ble 75 milionë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































