Juventusi mbete klubi italian që shpenzon më shumë në vitet e fundit e fundit, ndërsa sukseset në dekadën e fundit nuk kanë munguar.
“Zonja e Vjetër” ka nënshkruar me sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, për një shifër që kap shumën e 75 milionë euro.
Klubi nga Torino në shpenzimet e tyre totale për kërkimi e një qendërsulmuesi ka harxhuar 446.8 milionë euro.
#𝐃𝐕𝟕 🤩
👕 Buy your Dušan Vlahović 7 shirt NOW! ➡️ https://t.co/rDNVoznIB1 pic.twitter.com/qhPvjHqSTv
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 28, 2022
Megjithatë, shumë nga këto blerje kanë përfunduar si dështime të tmerrshme.
Lojtari më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë është Cristiano Ronaldo që erdhi për 117 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Gonzalo Higuain me 90 milionë euro.
Në sezonin 2021/22 deri në këtë pikë, Vlahovic ka shënuar 17 gola në 21 ndeshje, që është një numë më i madh i golave se sa ato të shënuara nga sulmuesit aktual të “Allianz Stadium”, me Alvaro Morata, Moise Kean dhe Kaio Jorge që së bashku kanë një total prej 12 golave.
Paulo Dybala i vetëm ka shënuar 11 gola nga një pozicion më i tërhequr se i sulmuesit, megjithatë bardhezinjtë mund të mos zgjasin kontratën e tij.
Golat kanë qenë prej kohësh një problem për Zonjën e Vjetër dhe lista e lojtarëve që ata kanë nënshkruar për të provuar dhe korrigjuar atë gjatë dekadës së fundit është i madh.
Më poshtë disa nga blerjet më të mëdha të Juventusit
Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 117 milionë euro
Gonzalo Higuain (Napoli): 90 milionë euro
Dusan Vlahovic (Fiorentina): 75 milionë euro
Alvaro Morata (Real Madrid): 20 milionë euro
Mario Mandzukic (Atletico): 19 milionë euro
Simone Zaza (Sassuolo): 18 milionë euro
Alessandro Matri (Cagliari): 15.5 milionë euro
Mirko Vucinic (Roma): 15 milionë euro
/Telegrafi/