Juventusi ka gati ofertën për yllin e Romës, Zaniolo

217:"UDINE, ITALY - NOVEMBER 24: Nicolò Zaniolo of AS Roma looks on during the Serie A match between Udinese and AS Roma at Stadio Friuli on November 24, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images) 12:"Getty Images
Talenti i madh italian i Romës, Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet njëri nga objektivat kryesor të Juventusit.
Zaniolo ka shkëlqyer me fanellën e klubit kryeqytetas që nga sezoni i kaluar kur u transferua nga Interi.
Paraqitjet e tij të mira sezonin e kaluar dhe pjekja në këtë sezon ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi nuk po heq dorë nga ndjekja e tyre për yllit të Romës, Zaniolo.
Gjigantët italian të Serie A u përpoqën ta transferojnë atë në verë, por Roma nuk ishte në disponim për të lejuar largimin e tij.
Por, Juve janë të gatshëm të fillojnë përsëri bisedimet dhe janë të gatshëm të paguajnë deri në 40 milionë euro për të. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































