Emre Can ka thënë se është i zemëruar dhe i mërzitur me Juventusin pas përjashtimit të tij nga lista e Ligës së Kampionëve, duke i akuzuar ata për thyerje të  premtimeve.

Gjermani u la jashtë skuadrës së Juventusin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, së bashku me Mario Mandzukic dhe të lënduarin Giorgio Chiellini.


Mesfushori mbërriti nga Liverpooli vetëm verën e kaluar dhe ishte lojtar kryesor nën paraardhësin e Maurizio Sarrit, Max Allegri, dhe lënia jashtë skuadrës e ka nervozuar lojtarin.

"Jam jashtëzakonisht i tronditur", ka thënë fillimisht mesfushori gjerman për Bild.

"Biseda jonë zgjati vetëm një minutë dhe mua nuk më dhanë asnjë arsye. Më bën të zemëruar dhe të mërzitur".

emre can

"Do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin pasi të kthehem [nga detyra ndërkombëtare].

"Mu tha dhe u premtova diçka tjetër nga klubi javën e kaluar. PSG më kërkoi, por vendosa të qëndroj me Juven".

"Kushti ishte që unë të isha në Ligën e Kampionëve", përfundoi Can. /Telegrafi/

telegrafi sport app