Justin Bieber ka thyer heshtjen pas shqetësimeve në rritje të fansave për mirëqenien e tij.

Këngëtari 31-vjeçar ndau një mesazh emocional, ku pranoi se shpesh ndihej si një "mashtrues" dhe i "pakualifikuar", duke lënë të kuptohet se fama e hershme ka ndikuar në perceptimin e tij për veten.


"Ndihesha gjithmonë i padenjë, si një mashtrues", shkroi ai, duke shtuar se shpesh ndihet i pasigurt dhe i papërshtatshëm, shkruan DailyMail.

94872235 14495975 Justin Bieber has finally broken his silence amid escalating fan a 115 1741892203698

Postimi erdhi pasi ai ngjalli shqetësim me disa paraqitje të çrregullta dhe një video ku shihej duke pirë nga një bong.

Spekulimet për shëndetin e tij u shtuan, por përfaqësuesi i këngëtarit i mohoi zërat për përdorim të drogës dhe siguroi se Bieber është në një nga fazat më të mira të jetës së tij.

94675323 14495975 The Baby singer 31 shared a heartbreaking post in which he admit a 110 1741892203105

Ai dhe bashkëshortja e tij, Hailey, 28 vjeçe, po shijojnë prindërimin e djalit të tyre, Jack, dhe Bieber po fokusohet në krijimin e muzikës së re.

Sipas burimeve, Justin është i lumtur dhe i përkushtuar ndaj familjes, pavarësisht spekulimeve të medieve.

"Ai është një baba i mrekullueshëm dhe shumë mbrojtës ndaj Jack", tha një burim pranë çiftit. /Telegrafi/

96164613 14495975 The star shot to fame at age 15 with debut Baby and has carved o a 109 1741892203104

92636131 14495975 The star welcomed son Jack Blues with wife Hailey in August 2024 a 111 1741892203106