Liverpool po luan sezonin më të keq në epokën e Jurgen Klopp dhe trajneri gjerman po përgatit ndryshime të mëdha në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Sipas Express janë 13 lojtarë mund të largohen nga Anfield në afatin kalimtar veror.
Roberto Firmino, Adrian, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain kanë kontrata deri në fund të sezonit dhe nuk do t’iu zgjaten ato.
Liverpooli planifikon të investojë paratë që do të kursejë në pagat e tyre në lojtarë të rinj.
Do të largohet edhe Arthur Melo, mesfushori brazilian që mbërriti në Liverpool si huazim nga Juventusi.
Liverpool ka një opsion për të blerë kontratën e tij, por Melo ka luajtur vetëm 13 minuta dhe Reds mezi po presin ta heqë qafe të.
Caoimhen Kelleher, Sepp van den Berg, Rhys Williams, Nat Phillips janë në shitje. Kësaj liste i shtohet edhe mbrojtësi Joel Matip, i cili është me klubin që nga viti 2016.
Tre të tjerët që Klopp mund të heqë dorë për të fituar para për përforcime janë James Milner, Joe Gomez dhe Kostas Tsimikas.
Liverpoolit i duhet një mrekulli deri në fund të sezonit për të rrëmbyer vendin e katërt dhe një vend në Ligën e Kampionëve.
Me nëntë ndeshje përpara, ata janë 12 pikë prapa Newcastleit të vendit të tretë dhe Manchester Unitedit të vendit të katërt. /Telegrafi/