Në vitin 1994, Lubomir Joveski, ka qenë gjykatësi, i cili ka dhënë verdiktin në rastin e “Aferës së armëve” në të cilën aktivistë, anëtarë dhe funksionarë të lartë politik të Partisë për Prosperitet Demokratik përfunduan në burgje. Një nga të dënuarit madje ka humbur jetën nga keqtrajtimet dhe rrahjet e policisë së asaj kohe, shkruan gazeta KOHA.
Këtij verdikti famëkeq i parapriu arrestimi masiv i aktivistëve dhe funksionarëve të PPD-së në vitin 1994, por edhe zyrtarëve qeveritar në mesin e të cilëve edhe zëvendësministri i mbrojtjes Hysen Haskaj, i cili kishte 3 muaj që kishte marrë funksionin. Ishte arrestuar edhe Mitat Emini zyrtar i lartë i PPD-së, si dhe shumë funksionarë të tjerë. Mitat Emini, Hasan Agushi, Resmi Ejupi, Selam Elmazi, Shinasi Rexhepi, Hysen Haskaj, Burim Murtezani, Akif Demiri, Abdiselam Arsllani, Eugen Cami dënoheshin për shkak të tentativës për prishjen e rendit Kushtetues të Maqedonisë së pavarur.
Joveski në verdikt kishte ardhur në përfundim se aktivitetet e këtyre personave të organizuar në “Shtabin për mbrojtje kombëtare” dhe më pas nën ombrellën e PPD-së, janë zhvilluar prej vitit 1991 dhe kishin ardhur në shprehje pikërisht në momentin kur Maqedonia kishte fituar pavarësinë në vitin 1993. Prokuroria dhe gjykata kishin ardhur në përfundim se ky grup kishte financim dhe logjistikë nga shqiptarët jashtë Maqedonisë që u siguronin armatim dhe para por se personat kryesor që do të organizonin kryengritje dhe trazira ishin shqiptarët e Maqedonisë.
Gazeta KOHA përkujton se atëkohë, nga shqiptarët është quajtur “Afera e armëve”, ndërsa maqedonasit e quanin “forca paraushtarake”. Edhe pse pati një epilog gjyqësor, rrethanat e vërteta nuk janë zbardhur kurrë. Ndryshe, Lubomir Jovevski, kryeprokurori i shtetit i emëruar në këtë detyrë më 25 dhjetor vitin e kaluar. I lindur më 3 janar 1954 në fshatin Dollgaec të Prilepit, Jovevski, Fakultetin Juridik në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku edhe diplomoi në vitin 1978. Në biografinë e tij personale, Jovevski ka më shumë se 15 vite punë si gjykatës në lëndë nga fusha penale, më shumë se 12 vite punë si prokuror publik dhe 7 vite punë në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale. Pas diplomimit, në vitin 1979 është punësuar në Sekretariatin shtetëror për jurisprudencë, ku pas stazhit si praktikant, ka punuar si referent, referent i lartë dhe më pas Këshilltarë – Inspektor në Sektorin e ekzekutimit të sanksioneve penale.
Më 9 nëntor 1987-1995, Jovevski është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Komunale Shkupi 2, ndërsa në vitin 1995 dhe 1996 e ka kryer funksionin nënkryetar i Gjyqit. Më korrik të vitit 1996, është ushtrues detyre kryetar, pas çka është zgjedhur edhe kryetar i Gjykatës themelore Shkupi 2 – Shkup me mandat katër vjeçar. Për zëvendësprokuror të Prokurorisë publike të Maqedonisë është zgjedhur më 10 prill 2003, derisa më 15 prill 2009 është zgjedhur Prokuror publik në atë prokurori. Këtë funksion Jovevski e ka realizuar deri në zgjedhjen e tij anëtarë të Këshillit për Prokuror publik më 23 dhjetor 2015./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës