LAJMI I FUNDIT:

Jotova: Maqedonia e Veriut duhet të mbajë qëndrim të fortë kundër gjuhës së urrejtjes ndaj bullgarëve

Jotova: Maqedonia e Veriut duhet të mbajë qëndrim të fortë kundër gjuhës së urrejtjes ndaj bullgarëve

Me veprimet e saj, Republika e Maqedonisë së Veriut praktikisht bllokoi procesin e saj për hyrje në Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi mbrëmë nënpresidentja bullgare Iliana Jotova për “Bg on air”.

Ajo u shpreh kategorike se Bullgaria do të qëndrojë pas çdo qytetari me vetëdije bullgare.

“Sulmet ndaj klubeve bullgare në Ohër dhe Manastir, rrahja brutale e Hristijan Pendikovit dhe me mosveprimin e saj në lidhje me ngjarjet antibullgare, vetë Republika e Maqedonisë së Veriut po e bllokon procesin e anëtarësimit në BE”, tha Jotova.


“Bullgaria do të shqyrtojë çdo akt dhe veprim në lidhje me gjuhën e urrejtjes. Fatkeqësisht, sot mund të themi se pavarësisht nga toleranca me të cilën e pranuam propozimin francez, nuk ka përparim as në punën e Komisionit për Histori. Sidomos pas ndryshimit të fundit në procedurat e anëtarësimit në BE, Bullgaria mund ta ndalë këtë proces në çdo moment dhe nëse vazhdojmë kështu, nuk jam optimiste”, shtoi Jotova.

Jotova mendon se Maqedonia e Veriut duhet të mbajë qëndrim të fortë kundër gjuhës së urrejtjes.

“Ne nuk shohim as një aluzion dhe as një qortim për ata, veçanërisht mediat, në Maqedoni që kohë më parë i kanë kaluar kufijtë e lirisë së fjalës dhe po bëjnë një fushatë jashtëzakonisht të ashpër bullgarofobike. Nuk dëgjojmë mesazhe të tilla nga autoritetet e vendit. Atëherë si mund të ndjehemi dhe të besojmë se po dënojnë atë që po ndodh në Maqedoni në raport me bullgarët atje”, pyeti ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori