Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit, Anthony Joshua, ka deklaruar se ai shpreson që ta dominojë skenën e boksit botëror për një dekadë.
Joshua përballet të shtunën mbrëma me Carlos Takam, një duel ku ai shihet si favorit i madh për ta fituar.
Megjithatë, Joshua synimet e tij i ka përtej këtij dueli, e thotë në konferencën për shtyp se ai dëshiron ta dominojë divizionin e kategorisë së rëndë për një dekadë të tërë.
“Nuk mund të jem i përkryer. Unë jam ky që jam. Unë kam arritur të bëhem kampion i botës në kategorinë e rëndë dhe ky që jam, unë mund ta prezantoj veten si njeriu që jam sot me një projekt dhe vizion për të përmirësuar veten në të ardhmen”.
“Duke marrë parasysh se do të qëndroj i disiplinuar në sportin tim, ju do të dëgjoni për mua për 10 vitet e ardhshme dhe unë definivitisht do të përparoj si person dhe kjo është gjëja që më intereson”.
“Kjo nuk është për atë që jam sot. Unë mund të bëj një gabim, por do ta përmirësoj në të ardhmen dhe kjo është ajo që të bën kampion. Nëse jeta do të ishte e përkryer dhe e thjeshtë, njerëzit nuk do të kishin mundësinë të gjenin veten tek unë”.
“Me stilin e tij dhe forcën që ka, unë shpresoj se do të isha më i rëndë, në mënyrë që të qëndronim aty pari dhe të godisnim njëri-tjetrin”.

“Goditjet e tij do të përplasen fuqishëm nëpër trupin tim, kështu që sa më i madh që je, je më i fortë, por arsyeja që erdha me peshë më të lehtë ishte se kam menduar se do të luftoj me Pulevin, një boksier vërtet amatoersk, të cilin do ta mposhtja me shpejtësi”.
“Ky është një luftëtar me stil tjetër, kështu që ndoshta është dashur të hyj në këtë duel si më i rëndë. Por, pa marrë parasysh ne jemi këtu dhe e shoh veten në gjendjen më të mirë. Do të bëj performancën më të mirë në gjendjen në të cilën jam”, deklaroi Anthony Joshua.
Joshua shtoi se ky duel është i mirë që ai të nisë rrugën për një vit 2018, që sipas tij mund të jetë spektakolar. Në këtë vit pritet një duel i madh i tij me ndonjë top boksier për unifikim të titujve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë