Joshua Kimmich ka vetëm 26 vjeç, por është një nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror.
Gjermani e ka treguar këtë gjë të mërkurën e kaluar kundër PSG-së dhe do të ketë rastin ta bëjë atë në Paris për të provuar rikthimin e rezultatin në Ligën e Kampionëve.
Rruga drejt suksesit ka nisur për të që në kategoritë e reja të futbollit gjerman.
Ai e nisi në divizionet e të rinjve me Stuttgartin dhe bëri hapin e madh në futbollin profesionist me RB Leizpig, kur këta të fundit luanin në Divizionin e Tretë Gjerman dhe kishte nisur projekt i kompanisë së pijeve energjike, që parashihte arritjen e majave të futbollit evropian. Me afrimin e Kimmich ata treguan se nuk kanë sy të keq për të gjetur futbollistë të mirë.
Talenti i tij u zbulua nga Michael Reschke, ish-drejtori sportiv i Bayern Munich dhe përgjegjës për nënshkrimin e tij nga klubi bavarez.
Ai në një intervistë për ‘Meine Bayern-Woche’ në Sport 1, tregoi se i kishte rënë në sy Kimmich pas Kampionatit Evropian U19 në vitin 2014.
Kimmich ende luante në ligën e 3-të me RB Leizpig dhe agjenti i tij ishte aq i befasuar kur Bayern e ftoi, ku sipas Reschke, besohej se ishte Bayer Leverkusen.
Pasi konfirmoi se bëhej fjalë për bavarezët dhe jo ekipit e farmaceutikëve, ndërmjetësi i transferimit ia dërgoi informacionin Kimmichit dhe ai nuk hezitoi të nënshkruajë për ekipin e Bayern Munich, pas një vit kur me RB Leipzig luante në Bundesliga 2.
Ai që do të kishte më shumë dyshime ishte Karl-Heinz Rummenigge.
Drejtuesi bavarez besonte se 10 milionë euro ishte një çmim shumë i lartë për një lojtar si Kimmich. Reschke e bindi Rummeniggen për potencialin e djaloshit.
Guardiola kishte rol kryesor në rritjen e tij si lojtar, Flick e bëri prej më të mirëve në botë
“Ideja e stërvitjes me Guardiola e magjepsi atë”, tregon Reschke për Kimmich. Gjermani u vendos nën komandën e trajnerit Guardiola në vitin 2015 dhe ishte i rëndësishëm për të ardhmen e tij.
Ai debutoi në shtator dhe Pep i jepte pozicione të ndryshme, duke e filluar karrierën si mbrojtës qendror, ku në vitin e fundit luajti edhe si mbrojtës i djathtë.
Ardhja e Ancelotti nuk prishi planet dhe italiani i dha atij edhe më shumë ndeshje në mesfushë.
Me Heynckes dhe Kovac gjithashtu, por ishte Hansi Flick me të cilin arriti nivelin e tij më të mirë.
Kimmich po përjeton një sezon të mrekullueshëm me 32 ndeshje të luajtura, katër gola dhe deri në 14 asistime.
Në këtë mënyrë ai u bë drejtues i orkestrës më të suksesshme në botë në edicionin e fundit.
Kimich tani ka një tjetër sfidë para vetë. Me mungesat e mëdha që ka Bayern Munich, ai duhet ta ndihmojë skuadrën në ndeshje ndaj PSG-së. /Telegrafi/