Jonida Maliqi u rikthehet edhe një herë emocioneve të Eurosongut, përjetimeve të saj dhe të familjarëve, miqve të mirë dhe atyre më pak të tillë (që u morën me Fasadën) që mbetën nga e gjithë kjo, si edhe planeve të tjera që vijnë, projekteve në furrë e atyre që kanë nevojë për kohë
Por rrëfehet edhe për përjetime të tjera më personale, si nënë e një djali që për pak kohë do të hyjë në klasë të parë apo edhe si një grua që, dashur pa dashur, është bërë pjesë e titujve rozë kohët e fundit.
Në formë fizike perfekte, sikur t’u ketë thënë “lamtumirë” viteve që ikin për ne të tjerët, këngëtarja, për Class, zbulon edhe sekretin e “dietës” së saj, që me siguri, i ka bërë punë gjithmonë – vetëbesimi.
Pothuaj dy muaj pas Eurovizionit, tani që vala ka kaluar dhe mund të gjykosh me kthjelltësi, në mënyrë të përmbledhur, si ishte e gjithë ajo eksperiencë? Do ta përsëritje?
Ishte një tjetër realitet, duke filluar që nga mënyra e organizimit e deri tek përsosmëria artistike. Nëse do të më jepej mundësia ta përsëritja, sigurisht që po. Pa asnjë hezitim. Jam kënaqur shumë dhe e kam shijuar pa fund.
Cili ishte vlerësimi më i mirë (profesional) që ke marrë për veten pas pjesëmarrjes në Eurosong?
Përgjatë “Eurovision Tour”, jam klasifikuar si ndër performueset më të mira live dhe zëri më i bukur femëror i këtij edicioni.
Cili ishte personi i parë që telefonove pasi mësove që kalove në finale?
Familjarët, nënën dhe motrën time.
Të mbeti ndonjë merak nga ai kompeticion, ndonjë gjë që bëre gabim, që herën tjetër do ta korrigjoje?
Përgjatë këtij rrugëtimi, kam ndier mungesën e dikujt që të më menaxhonte dhe të kisha hapësira vetëm për të bërë atë që di të bëj më mirë, të këndoj dhe të interpretoj.
Thonë se Eurovizioni është një sitë e mirë për të zbuluar miqtë e vërtetë, ndodhi kështu edhe me ty?
Patjetër që po, sepse në momente të tilla, kur ti arrin një sukses të madh, e kupton përkrahjen e tyre dhe jo vetëm. Është një formë tjetër ku ti njihesh dhe afrohesh me njerëz të tjerë që më pas bëhen miqtë e tu.
Kush ishte njeriu, mbështetja e të cilit të erdhi si surprizë në Eurovizion?
Nuk kam pasur surpriza, por fakti që familja ime, ashtu sikurse dhe mikeshat e mia të zemrës, erdhën në Tel Aviv për mua, ishte shumë domethënëse, megjithëse përgjatë netëve të festivalit kohën e kisha shumë të limituar për ta kaluar me ta, por edhe aq sa mundesha, ndihesha e plotësuar dhe e lumtur që i kisha aq pranë.
A të dërgoi Eneda Tarifa ndonjë mesazh, ndonjë koment, pas zhurmës që u bë në rrjet për anglishten? Po kolegët e tjerë si reaguan?
Më Enedën kemi qenë përgjatë gjithë kohës në kontakt me njëra-tjetrën dhe e falënderoj jo vetëm atë, por të gjithë kolegët që më mbështetën pa pushim dhe më këshilluan si ta menaxhoja më së miri këtë rrugëtim, për sa kohë e kishin kaluar mbi supe Eurovisionin. Përsa i përket anglishtes, ishte e pritshme në një vend si ky i yni, ku jemi të gatshëm të kapemi pas çdo suksesi që kalon dikush, si e si për të përdhosur figurën e tij. Rast si i imi, që nuk e flas perfekt këtë gjuhë (por ama të gjitha mediat ndërkombëtare i bëra për vete), kishte plot të tjerë, si Mahmood, përfaqësuesi i Italisë apo ai i Armenisë, por kurrsesi populli i tyre nuk i gjykoi për këtë, sepse arti, muzika, kënga janë prioritet në këtë event dhe shtetet e tjera, me sa duket, e mirëkuptojnë.
Prapaskenat janë vërtet aq të bukura sa i shohim edhe ne, ka ndonjë episod të veçantë që të vjen menjëherë në mendje sapo kujton Eurovizionin?
Në përgjithësi, çdo gjë është e koordinuar më së miri. Problematikat, zakonisht ndodhin nga ne që i vështirësojmë gjërat pa qenë e nevojshme.
Nga 1 në 10, ç’notë do t’i vendosje publikut shqiptar, para dhe pas Eurovizionit?
Hahaha, çfarë pyetjeje… Unë jam rritur pranë bashkatdhetarëve të mi dhe, sigurisht, që i vlerësoj për sa kohë jam sot aty ku kam dashur te jem. Ne jemi një vend i vogël, ende i paemancipuar, ndaj si pasojë e injorancës apo edhe të malinjitetit që e hasim dita-ditës edhe në të përditshmen tonë, na mungon energjia e mirë, pozitive. Dashuria që të ofrohet nga publiku i huaj, që të trajton dhe të vlerëson si artiste, është befasuese, duke përmendur fansat që mësojnë këngët përmendësh dhe i analizojnë ato me detaje e deri tek mediet, që kanë informacion të frikshëm profesional kundrejt çdo artisti. Ekziston një kritikë e mirëfilltë artistike duke analizuar çdo detaj përsosmërisht, gjë që mungon fatkeqësisht në Shqipëri.
Çfarë kishte Eurovizioni përtej “Fasadës”, ajo që ne nuk e pamë?
Asgjë nuk ishte Fasadë, për çudi, ndaj e përdora këtë term, të cilin, me sa duket, nuk e shqiptova në mënyrë korrekte, por që ekziston në mënyrë absolute në gjuhën angleze. Unë nuk jam e tillë, përpos figurës që kam krijuar ndër vite, ndaj Fasadën nuk e preka fatmirësisht në Eurovision dhe e shijova maksimalisht këtë eksperiencë.
Si e përballoi familja të gjithë suksesin dhe presionin mediatik të kësaj eksperience? Kush të inkurajonte më shumë nga ata?
Familja ime, çdo dalje timen, qoftë dhe një intervistë, e përjeton njësoj si unë, sepse ata kanë qenë mbështetja ime dhe vazhdojnë të jenë deri me sot, megjithëse jam rritur dhe i menaxhoj vetë ato. Emocioni i tyre ishte i madh. Im atë nuk erdhi, ashtu sikurse dhe im bir, Dan, me të cilin për të parën herë u largova kaq gjatë, për plot 15 ditë nga ai, dhe e kam ndier shumë mungesën e tij. Babai im, pasi mbarova performancën në gjysmëfinalen e dytë, komunikoi me time më në tel dhe i kërkoi asaj që nëse do të futesha në finale, ta lajmëronte menjëherë. Nëse do të ndodhte e kundërta, më mirë mos ta merrte dhe ai do ta kuptonte, pasi nga ankthi, menjëherë kishte ndërruar kanalin e televizorit. Pasi unë kalova në finale dhe mami e lajmëroi, gëzimi ishte shumë i madh, aq sa u prek shumë. Për mua, ky është suksesi im më i madh, të bëj krenarë ata që më dhuruan jetën. Mami bukoset nga emocioni dhe këshillat e saj ishin të lidhura vetëm me regjimin e atyre ditëve, duke e parë edhe vetë sesa intensive i kisha ditët në Tel Aviv dhe sa pak orë gjumë bëja. Është ime motër ajo që më jep kurajë dhe që çdo darkë më mbushte plot pozitivitet, me mesazhet në variant hartimi çdo mëngjes përpara se të shkoja në prova, por edhe para performancave më mbushte shpirtin.
Po Dan-i, është një fëmijë xheloz që e do mamin vetëm për vete gjithmonë? Si reagon kur të shikon në ekran?
Dan është mësuar tanimë me këtë fakt dhe nuk i bën shumë përshtypje, sepse kështu është rritur. Mami ka një punë të tillë dhe nuk është se impresionohet, ama këngën “Ktheju Tokës” e këndon perfekt për moshën që ka.
Je një mami moderne me të, autoritare, e ashpër, cili është epiteti që mendon se të shkon më shumë si nënë?
Mendoj se jam një nënë e përkushtuar dhe nuk mund t’i vë kurrsesi vetes një epitet, por sigurisht ajo çfarë duan fëmijët është dashuri, siguri, paqe dhe harmoni, këtë ia përçoj tim biri çdo ditë. Me doza të limituara, rreptësinë e përdor në momente të caktuara, kur është e domosdoshme.
Tani që Dan do nisë shkollën, ndjen se ka diçka që po shkëputet prej teje apo e ke përgatitur veten për këtë?
Asgjë nuk më shkëput nga Dan, ndaj si në çdo fazë jetësore, jam pranë tij. Sigurisht që ambienti i ri edhe për ne të rriturit eshte disi i frikshëm dhe ankthioz, por jam e lumtur për të, pasi pjesa akademike i pëlqen shumë.
A të ka kërkuar ndonjëherë Dan motër ose vëlla? Ç’përgjigje i ke kthyer?
Jo, s’ma ka kërkuar. Me sa duket, është mirë kështu, në qendër të vëmendjes.
Ç’koment ke për titujt rozë të kohëve të fundit, ka një “Romeo” në jetën tënde?
Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht.
Gjithmonë në formë fizike perfekte, e ndien ndonjëherë presionin “kohë”, “moshë”, “plakje” apo u ke dhënë duart prej vitesh?
Perfekte… jo nuk jam e tillë, por kujdesem, sepse respektoj veten dhe dua të ndihem mirë, plot vetëbesim. Faktori moshë është i pashmangshëm dhe për sa kohë energjia nuk më shteron, përkundrazi, sa vjen edhe shtohet, i shijoj maksimalisht çdo ditë, javë, muaj e vite.
Ke një këshillë për të gjitha vajzat e reja që duan të të ngjajnë, të vishen bukur, të duken fashion apo edhe të merren me modë?
Nëse e duan veten, të investojnë fort tek ajo. Të ndihen komode dhe të kenë kurajë e nëse e ndjejnë që kanë talent, t’i shkojnë ëndrrës deri në fund, sado e vështirë dhe e paarritshme të duket. Çdo gjë nis nga ne.
Çfarë kriteresh duhet të përmbushësh për të qenë një blogere e suksesshme?
Unë nuk jam blogere, por mund ta konsideroj veten ‘influencer’. Të jesh shembull i mirë, nuk do të thotë të jesh perfekte, por, mbi të gjitha, të depërtosh mirësi, dashuri dhe profesionalizëm.
Nga muzika në modë, pastaj nga moda sërish në muzikë… Cili është pozicioni që të pëlqen më shumë dhe do të pozicionohesh?
Muzika është dashuria ime, ndërsa moda është pasion. Të dyja plotësojnë njëra-tjetrën, ndaj investoj dhe punoj fort me to njëkohësisht.
Cilat janë planet e verës? Ndonjë projekt muzikor apo do marrësh disa pushime nga muzika për momentin?
Kam një projekt dhe po mundohem të finalizoj, që të jetë pjesë e kësaj vere. Është tjetër gjë nga “Ktheju Tokës”.
Asgjë nuk është Fasadë, për çudi, as atëherë kur bën të pamundurën të kënaqësh një publik të tërë që mezi pret të dëgjojë këngën tënde, as atëherë kur, me gjithë forcën e shpirtit, bën të pamundurën për të bërë krenarë ata që të dhuruan jetën, ata që ke sjellë në jetë dhe ata që besojnë tek ty. Por përtej Fasadës, ka shumë për të jetuar. Minimumi një verë e nxehtë përpara, me projekte që premtojnë suksese të tjera.
Jashtë Fasadës, asaj për të cilën shumë luftojnë, në fakt, fshihen njerëz me profesionalizëm të lartë, që nuk ka nevojë të bëjnë zhurmë e të thërrasin me të madhe.
Përtej Fasadës, asaj për të cilën shumë luftojnë, asgjë nuk është perfekte, përkundrazi, ngaqë nuk është e tillë, bëhet më e bukur.
Jashtë Fasadës, as ti, as unë nuk mund të dukemi ata që nuk jemi, prandaj morali është i pavend…
Përtej Fasadës, kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Me shumë diell…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje