LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Maqedonia ndjek hapat e NATO-s

Jolevski: Maqedonia ndjek hapat e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes në Maqedoni Zoran Jolevski ka komentuar rrugëtimin e Maqedonisë drejtë NATO-s. Këto komente Jolevski i bëri para pjesëmarrësve të Forumit të sigurimit “Vendimet nga Samiti i NATO-s në Varshavë, implikimet për Aleancën dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt. Si Ministri e Mbrojtjes vazhdojmë me reformat në armatë dhe në sektorin mbrojtës sepse ato reforma janë të nevojshme për shtetin, sepse në këtë mënyrë ndërtojmë armatë të fuqishme, mobile dhe efikase, ndërsa njëkohësisht duke i plotësuar standardet e NATO-s. Për momentin kryhet përvetësim i mjeteve të nevojshme mbrojtëse, të cilat janë tërësisht në pajtim me standardet e NATO-s dhe ushtarëve dhe oficerëve të Maqedonisë iu mundësojnë ta kryejnë detyrën e tyre” tha Jolevski./Telegrafi/