Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të diktojnë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se një gjë e tillë duhet të vijë nga këto dy vende, ka thënë Ron Johsnon, senator amerikan dhe kryesues i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara.
Duke folur gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Johnson ka thënë se vendi i tij nuk ka vënë vija të kuqe se për çfarë mund të diskutojnë Kosova dhe Serbia, ashtu siç ka bërë Gjermania. Ai tha se Uashingtoni do të pres nga liderët në Serbi dhe Kosovë që të gjejnë vetë një zgjidhje.
Çfarë mesazhi jeni duke sjellë tash në vizitën tuaj në disa vende të Ballkanit Perëndimor?
Ron Johnson: Tash është një moment i mirë këtu për stabilitet, për paqe dhe prosperitet te madh. Dy ditë isha në Greqi, në mëngjes në Maqedoni, në mbrëmje në Kosovë dhe tash në Serbi. Greqia dhe Maqedonia tash kanë një mundësi të mirë për ta zgjidhur një konflikt të vjetër 27 vjeçar për ndryshimin e emrit. Ju keni dy kryeministra, të cilët unë i quaj shumë guximtarë, po shikojnë se çka është më e rëndësishme për njerëzit. Mendoj se ky lloj shembulli mund të përdorët këtu mes Serbisë dhe Kosovës të cilët janë të përfshirë në biseda shumë serioze për të zgjidhur problemet e vjetra.
Që nga vizita e fundit e juaj që ishit në Serbi në muajin shkurt ka ndodhur një gjë që askush nuk e priste. Tash ka diskutime për mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. A është kjo e pranueshme për zyrtarët amerikanë?
Ron Johnson: Ne tashmë kemi thënë disa herë se zgjidhja, e cila nuk do të jetë e lehtë, duhet të vijë nga palët e përfshira, nga liderët dhe njerëzit nga Serbia dhe Kosova. SHBA-të janë këtu për të përkrahur dhe inkurajuar një zgjidhje. Ne duam t’u japim këtyre liderëve hapësirë që të jenë fleksibilë. Të jenë imagjinarë. Të mendojnë jashtë kutisë se si mund ta zgjidhin këtë problem shumë të vështirë. Unë jam këtu për të ofruar këtë lloj mbështetje dhe inkurajimi.
Vijat e kuqe
Cila është përshtypja e juaj: a janë zyrtarët kosovarë dhe ata serbë seriozë për këtë ide se ndarja mund të jetë zgjidhje për një problem të vjetër prej tri dekadash?
Ron Johnson: Unë mendoj se ata janë seriozë për ta gjetur një zgjidhje. Po them përsëri, ne nuk do të imponojmë asgjë. Kjo do të duhet të vijë nga bisedimet. Unë i kuptoj shqetësimet e njerëzve dhe këto shqetësime janë legjitime nëse këto bisedime mund të ketë ndonjë efekt domino. Ne do t’ua lëmë këtë liderëve në Serbi dhe Kosovë ta gjejnë atë zgjidhje, ne do ta shikojmë atë zgjidhje dhe do të ngremë zërin tonë për ndonjë shqetësim në kohën e duhur.
Ka shumë ekspertë, aktivistë, analistë të politikës që haptas paralajmërojnë për mundësitë negative që mund të ketë në gjithë rajonin e Ballkanit ndryshimi i kufijve. Si i komentoni këto?
Ron Johnson: Përsëri po them se këto janë shqetësime legjitime. Unë mendoj se edhe liderët e Serbisë dhe Kosovës i dinë këto shqetësime dhe ato duhet të merren parasysh në çfarëdo lloj zgjidhje. Por, prapë po e them, unë nuk jam këtu për të diktuar çka duhet biseduar, çka duhet të kihet parasysh ose se cila duhet të jetë zgjidhja finale. Ne jemi këtu vetëm për ofruar mbështetje dhe inkurajim.
Disa vende, posaçërisht Gjermania është kundër ndryshmit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Cili është dallimi mes Gjermanisë dhe SHBA-së?
Ron Johnson: Shihet qartë se ata kanë vizatuar një vijë të kuqe. Do të thosha se ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Ne e mbështesim dialogun e drejtuar nga BE-ja për t’i sjellë të dy palët të bisedojnë së bashku. Ne e mbështetim këtë dialog dhe unë nuk kam vendosur ndonjë vijë të kuqe./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker