LAJMI I FUNDIT:

Johannes Hahn: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk është i kompletuar

Johannes Hahn: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk është i kompletuar

Komisari i BE-së për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johannes Hahn, sot deklaroi se popujt dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë kulturë, identitet dhe histori të njejtë me vendet dhe popujt e Bashkimit Evropian dhe shtoi se pa atë rajon, Unioni asnjëherë nuk do të kompletohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se si mund t’i bind qytetarët e BE-së, të cilët kanë rezerva ndaj zgjerimit, se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë mirë për Evropën, Hahn për “Nezavisne novine” tha se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja si union i paqes, sigurisë dhe prosperitetit, Union i vlerave siç janë demokracia, barazia dhe të drejtat e njeriut, asnjëherë nuk do të jetë e kompletuar.

“Ekonomia e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë të ndërsjellë janë të lidhura. Ndajmë qëllime të njejta për prosperitetin ekonomik dhe kjo është arsye për shkak të së cilës BE-ja, gjithashtu, e zgjeroi interesin e saj të mundësimit të vendeve nga Ballkani perëndimor të jenë ekonomikisht të gatshme për inkuadrim në BE”, theksoi Han në intervistë të dhënë me rastin e ligjëratës së djeshme në Pyetësorin e BE-së të kryesuesit të Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq.


Sipas TV Shenja, Hahn ka shtuar se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë edhe sfida të përbashkëta, siç janë terrorizmi, lufta kundër krimit të organizuar, emigrimi dhe tema të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori