LAJMI I FUNDIT:

Joel Embiid humbi kontrollin dhe u përplas me gjyqtarët

Joel Embiid humbi kontrollin dhe u përplas me gjyqtarët

Një prej basketbollistëve më të mirë të ditës së sotme, Joel Embiid, ka humbur plotësisht kontrollin gjatë natës së mbrëmshme  dhe gjithçka kulmoi kur nisi një përballje me gjyqtarin.

Philadelphia 76ers fituan ndaj San Antonio Spurs me rezultat 111:106, por dueli ishte më i vështirë se sa pritej për mikpritësit e favorizuar.

Skuadra vendase ishte pa shërbimet e yllit të saj më të madh Joel Embiid gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, i cili u përjashtua pas 14 minutash lojë.


Plotësisht i justifikuar përjashtimi i tij, pasi Embiid filloi një përballje me gjyqtarët e ndeshjes.

Ishte duke u luajtur çereku i dytë i duelit kur pas një vendimi të gjyqtares Jenna Schoreder, Embiid u çmend plotësisht.

Fillimisht ai shkoi për të kundërshtuar dhe dukej se do të qëndronte me të, por më pas erdhi një moment çmendurie nga ylli i madh.

MVP i vitit të kaluar i ligës dhe një nga koshashënuesit më të mirë filloi një përplasje fizike me gjyqtarin, pas së cilës i gjithë ekipi u përpoq ta ndalonte dhe në fund mezi ia doli.

Në një sulm të tërbuar, Embiid hodhi edhe maskën mbrojtëse nga fytyra. Embiid u përjashtua, njësoj si ajo që ndodhi me Andre Drummond më herët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori