Joe Biden është zgjedhur presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, sipas rrjeteve televizive dhe Associated Press – ndërsa Donald Trump luante golf.
CNN, NBC, ABC, CBS, AP dhe USA Today të gjithë bënë shpalljen dhe Fox News ndoqi shembullin 10 minuta më vonë.
Biden do t’i drejtohet kombit në ora 20:00 të mbrëmjes së sotme, sipas kohës lokale.
Festime spontane shpërthyen në qytetet e mëdha, por Trump refuzoi të pranonte shpalljen, duke pretenduar se Biden po përpiqej të ‘paraqitej në mënyrë të gabuar’ si fituesi.
Trump madje nuk ka plane të menjëhershme për të ftuar Biden në një takim të Zyrës Ovale, një traditë midis presidentëve në ikje dhe atyre që vijnë, njoftoi CNN, përcjell Telegrafi.
Biden shkroi në Twitter: ‘Amerikë, unë jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Unë do të ruaj besimin që më keni dhënë’.
Por fushata e ekipit të Trump lëshoi një deklaratë në emër të Trump duke pretenduar se Biden nuk ishte fituesi dhe se do të luftonte me përpjekjet ligjore për të sfiduar votat.
Të shtunën në mëngjes ai shkroi në Twitter se mbështetësit e tij janë ndaluar të vëzhgojnë numërimin e votave në disa nga shtetet kryesore pavarësisht se bërtasin ‘ndalo numërimin!’ dhe se zyrtarët kishin ‘mbuluar dritaret’ për të bllokuar pamjet e tyre dhe për t’i ndaluar ata të mbikëqyrnin procesin.
Ai premtoi gjithashtu një konferencë ‘të madhe’ për shtyp në Filadelfia, ku vazhdon numërimi i votave, ku ai tha se avokatët e tij do të ishin të pranishëm, më pas u pa që po dilte nga Shtëpia e Bardhë me veshje të rastësishme.
Ndërsa ishte në makinë, ai shkroi në Twitter një lidhje me një histori të Breitbart rreth një ‘gabimi’ në softuerin e numërimit të votave.
Ai u pa duke mbërritur në klubin e tij të golfit në Sterling, Virginia, pak më vonë.
Trump ende nuk ka ofruar ndonjë provë të pretendimeve të tij.
Ekipi i fushatës së tij zotuar të ngre procese gjyqësore në Pensilvani, Georgia, Michigan dhe Nevada për të argumentuar se rezultateve nuk mund t’u besohet, dhe ai po kërkon një rinumërim në Wisconsin.
Megjithatë, besimi midis aleatëve të Trump dukej se u zvogëlua dhe thirrjet që ai të pranojë humbjen duket se janë rritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të paktën 32 “viktima” pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa