Një rinumërim në qarkun më të madh të Wisconsin, i kërkuar nga ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump përfundoi të premten me rezultatin që tregoi për një fitore të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, madje duke rritur numrin e votave.
Pas rinumërimit në qarkun Milwaukee, Biden bëri një rritje prej 132 votash, nga gati 460,000 të numëruara, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Në përgjithësi, Demokrati fitoi 257 vota më shumë në raport të 125 votave më shumë të Trump.
Fushata e Trump kishte kërkuar rinumërim në dy prej qarqeve më të populluara dhe me prirje demokratike në Wisconsin, pasi ai humbi Wisconsin ndaj Biden me më shumë se 20,000 vota.
Të dy rinumërimet do t’i kushtojnë ekipit të fushatës së Trump rreth 3 milionë dollarë.
Qarku Dane pritet të përfundojë rinumërimin e tij të dielën.
Në përgjithësi, Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA me 306 vota të kolegjit elektoral, për dallim nga 232 të Trump.
Biden gjithashtu kryeson me më shumë se 6 milionë në numrin e votave popullore.
Pasi mbaroi rinumërimi, nëpunësi i qarkut në Milwaukee, George Christenson, tha: “Rinumërimi tregon atë që ne tashmë dimë: që zgjedhjet në qarkun Milwaukee të jenë të drejta, transparente, të sakta dhe të sigurta”.
Ndryshe, të premten, ekipi ligjor i Trump pësoi një humbje tjetër kur një gjykatë federale e apelit në Filadelfia hodhi poshtë përpjekjen e fundit të ekipit të fushatës për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të shtetit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin