LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden ndan fjalë inkurajuese për ShBA-të pas eliminimit nga Kupa e Botës

Joe Biden ndan fjalë inkurajuese për ShBA-të pas eliminimit nga Kupa e Botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ndau disa fjalë inkurajimi për ekipin kombëtar pas humbjes së tyre 3-1 ndaj Holandës të shtunën, e cila ishte edhe eliminim nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Përballja e fazës së 1/8-tës pa ekipin e fundit kombëtar të Concacaf-it të largohej nga turneu, pasi Meksika, Kosta Rika dhe Kanadaja nuk arritën të kalonin fazën e grupeve.

Biden u sigurua që t’i thoshte skuadrës kombëtare që të përgatitej kur Kupa e Botës të mbërrijë në Amerikë në vitin 2026.


“Djem, ju na bëtë krenarë. Ne ngrihemi dhe vazhdojmë. Këtu është një e ardhme e ndritur dhe 2026 përsëri këtu në shtëpi”, shkroi Biden në profilin e tij në Twitter.

Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e Botës së vitit 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

SHBA-të synojnë të përmirësojnë rekordin në Kupën e Botës

Ekipi kombëtar amerikan do të kërkojë të përmirësojë përfundimin e tyre më të mirë të Kupës së Botës, i cili ishte vendi i tretë në “Uruguay 1930”.

Ishte Kupa e Botës e parë në histori dhe ‘Stars & Stripes’ arritën në gjysmëfinale, ku humbën me rezultat 1-6 ndaj Argjentinës.

Ata mundën Jugosllavinë për vendin e tretë dhe SHBA-të nuk kanë kaluar kurrë në çerekfinale që atëherë.

Një avantazh në botërorin në shtëpi me siguri do t’i nxisë amerikanët drejt një trofeu të Kupës së Botës në vitin 2026, veçanërisht pasi bërthama e tyre e re do të arrijë kulmin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori