LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden ishte propozuesi i rezolutës që autorizoi presidentin Bill Clinton të fillojë sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave

Joe Biden ishte propozuesi i rezolutës që autorizoi presidentin Bill Clinton të fillojë sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave

Njëzetenjë vjet më parë Kongresi amerikan me anë të një rezolute kishte autorizuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton që të ndërmerr sulme ajrore kundër Federatës Jugosllave, përkatësisht ndaj Serbisë dhe Malit të Zi.

Kjo rezolutë ishte inicuar nga senatori i Delaware, Joseph Biden, i cili tashmë është zgjedhur president i SHBA-së.

“Autorizohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme me raketa në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi)”, thuhet në rezolutë, shkruan Telegrafi.


Rezoluta e Kongresit amerikan që autorizoi presidentin Bill Clinton të nis sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave

Për këtë rezolutë kishin votuar pro 58 senatorë nga 100 prej tyre.

Pra, më 24 mars të 1999, Aleanca Veri-Atlantike kishte nisur sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave, ku pas 78 ditëve bombardime, kjo e fundit ishte detyruar të largohet nga Kosova.

Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi arriti të sigurojë 20 vota të tjera elektorale në Pensilvani, duke ia siguruar kështu atij mbi 270 vota elektorale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori