Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror dhe kjo gjë tanimë është një fakt.
Duke parë kontratën e tij e cila skadon në verën e vitit 2025 dhe mosmarrëveshjet për rinovimin e saj, Juventusi ka vendosur ta shes yllin italian.
Roma dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha italiane që duan transferimin e anësorit, por interesim për të ka edhe nga Anglia.
Arsenali, Chelsea dhe Newcastle United kanë treguar interes të fortë për nënshkrimin e italianit, vlerësimi i të cilit është midis 40 dhe 45 milionë euro.
Reprezentuesi italian në sezonin e fundit ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në 37 ndeshje zyrtare me fanellën e Zonjës së Vjetër.
Chelsea, Arsenal dhe Newcastle United janë skuadrat që po kërkojnë transferimin e anësorit italian, megjithatë në garë fuqishëm mbeten edhe Roma dhe Napoli.
Juventusi, i vetëdijshëm për vlerën e yllit të tyre, ka vendosur çmimin e tij midis 40 dhe 45 milionë euro, një shifër që duket e drejtë për një lojtar në kulmin e tij.
Megjithatë, do të jetë interesante të shihet nëse klubet e Ligës Premier do të arrijnë transferimin e Chiesas, apo lojtari do të vendos të mbetet në Serie A ku Roma dhe Napoli janë duke bërë çmos që ta bindin atë. /Telegrafi/