Ronaldinho Gaucho është duke u mbajtur në paraburgim në Paraguai shkaku që hyri në shtetin e tyre me pasaportë false.

Por, kjo nuk është e tëra - pasi mbi legjendën braziliane rëndojnë edhe disa akuza të tjera të cilat nuk janë specifikuar.


Në një intervistë për Globoesporte, Osmar Legal ka bërë të ditur se për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Milanit janë hapur disa akuza të tjera.

ronaldinho rikthehet p euml rkoh euml sisht te fluminense hd

“Ka indikacione se Ronaldinhon ka krye edhe disa krime të tjera, por nuk është mirë të flasim pa u përfunduar hetime”, ka thënë ai pa dhënë detaje se për çfarë krime bëhet fjalë.

Roberto Asis, vëllai i legjendës braziliane është pjesë e akuzave më të rënda, pasi njihet si një menaxher biznesi dhe mund të lidhet me krime ekonomike.

Avokati i Ronaldinhos, Sergio Querioz ka pranuar se ai ka pranuar tashmë lëndën dhe akuzat të cilat rëndojnë legjendën e futbollit.

“Ata na kanë dorëzuar rastin dhe akuzat e tyre janë se Ronaldinho dhe vëllai i tij kanë pasur pasaporta false. Ata kanë bashkëpunuar me autoritetet e vendit dhe ne kërkojmë që t’i lirojnë ata menjëherë nga burgimi”, ka thënë ai.

Mirëpo, në rast se ish-ylli i Barcelonës shpallet fajtor, atëherë rrezikon deri në gjashtë muaj burgim. /Telegrafi/

telegrafi sport app