LAJMI I FUNDIT:

Jetojnë në dy shtëpi dhe kanë një dhomë vetëm për rrobat e tyre – ata kanë 10 fëmijë por e duan edhe të 11-in (Foto/Video)

Jetojnë në dy shtëpi dhe kanë një dhomë vetëm për rrobat e tyre – ata kanë 10 fëmijë por e duan edhe të 11-in (Foto/Video)

Clive dhe Louise Andrews, nga Lincolnshire, Angli, përballen me një betejë të përditshme për të “nxjerrë” nga shtëpia dhjetë fëmijët e tyre, shumicën që në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti, i cili ka tre vajza dhe shtatë djem të moshës nga pesë muaj deri në 17 vjeç, ka nevojë për aq shumë hapësirë sa ata jetojnë në dy shtëpi të lidhura me tre dhoma gjumi – dhe kanë aq shumë rroba sa që një dhomë e përdorin si një gardërobë.

Ata duhet të heqin dorë nga pushimet familjare në mënyrë që të sigurojnë faturën e tyre prej 1,000 funtesh në muaj dhe kanë nevojë për dy makina për të kryer obligimet ndaj tyre, çdo ditë.


Por përkundër kërkesave financiare – dhe stresit – çifti këmbëngulin se ata ende duan të provojnë për foshnjën e 11-të.

Nuk është e qartë nëse familja përfiton nga shteti, por Clive dhe Louise do të kishin të drejtë të kërkojnë Kredinë për Taksën e Fëmijëve për të paktën nëntë nga 10 fëmijët e tyre, pasi janë 16 vjeç ose më të rinj.

“Të kesh 10 fëmijë është një bekim absolut”, thotë babai i tyre. “Duhet të jesh 24/7 i angazhuar, por më pëlqen”.

Ndërsa një familje mesatare britanike shpenzon rreth 400 funte në muaj për ushqim, Andrews shpenzon më shumë se dy herë më shumë.

Shpenzimet e tyre javore përfshijnë 15 kuti drithëra, 10 kilogramë patate, 15 litra qumësht dhe deri në 12 bukë për të bërë sanduiçe të mjaftueshme për kutitë e drekave shkollore.

“Në vend që të shpenzojmë mijëra funte në pushime dhe jetojmë në diell, ne shpenzojmë në supermarket dhe sigurohemi që fëmijët të ushqehen”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori