LAJMI I FUNDIT:

Jetish Maloku zgjidhet Kryesues i KPK-së

Jetish Maloku zgjidhet Kryesues i KPK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 193-të me radhë. Edhe ky takim, në bazë të Rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të KPK-së, është udhëhequr nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili njëkohësisht është anëtar i Këshillit sipas detyrës zyrtare.

“Në fillim të takimit, i cili në rendin e ditës kishte zgjedhjen e Kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori Lumezi, njoftoi për nominimet e paraqitura për pozitat e lartcekura. Ai tha se për pozitën e Kryesuesit ka paraqitur nominimin vetëm anëtari i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, ndërsa për pozitën e zëvendëskryesuesit vetëm anëtari i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Veton Shabani.

Më tej, kandidatët e nominuar për pozitën e Kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit kanë paraqitur vizionet e tyre për udhëheqjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me ç’rast dy të nominuarit kanë prezantuar veprimet që do t’i ndërmarrin gjatë udhëheqjes së KPK-së”, thuhet në njoftimin për media.


Në vazhdim është zhvilluar procesi i votimit për Kryesuesin e KPK-së, ku me 10 vota për dhe 1 kundër është zgjedhur prokurori Jetish Maloku, ndërsa me 11 vota për dhe asnjë kundër është zgjedhur zëvendëskryesues prokurori Veton Shabani.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori