LAJMI I FUNDIT:

Jeta si në filma e Richarlison: E grabitën kur ishte fëmijë, por shpëtoi edhe pse i drejtuan armën – tani MVP në Kupën e Botës

Jeta si në filma e Richarlison: E grabitën kur ishte fëmijë, por shpëtoi edhe pse i drejtuan armën – tani  MVP në Kupën e Botës

Shumë thonë se Richarlison është i çmendur brenda dhe jashtë fushës dhe ka edhe argumente për këtë gjë, që e mbështetësin këtë teori.

Ai para disa ditësh ofendoi një gazetare gjermane para mediave për kritikat ndaj Neymarit. Ndërsa në një intervistë para disa kohësh ai ka thënë se dëshiron që pas daljes në pension të shkojë në një ishull plot me femra për të imituar fotot virale të Ronaldinhos.

Sa i përket paraqitjeve në fushë, ai nuk heq dorë nga ndjekja e mbrojtësve kundërshtarë dhe kur i vjen rasti për gol, ai di edhe të shënojë.


Debutimi i Richarlison në Kupën e Botës ishte i përsosur, duke shënuar të dy golat në fitoren e Seleçaos ndaj Serbisë. Ai fitoi çmimin si MVP i ndeshjes për inteligjencën dhe akrobacionin që e tregoi në atë përballje.

Për golin e parë, ai ishte më i shpejtë se pjesa tjetër, duke reaguar ndaj një topi të kthyer nga portieri pas gjuajtjes së Vincius Junior.

Goli i dytë ka bërë xhiron e botës sepse është goli më i mirë i Kupës së Botës deri më tani dhe askush nuk e konteston.

Vinicius harkoi në zonë ku Richarlison e kontrolloi me këmbën e majtë dhe, ndërsa topi i ngrit, ai bëri një goditje të fuqishme dhe akrobatike me gërshërë për të gjetur rrjetën.

Richarlison: I grabitur kur ishte shtatë vjeç, shpëtoi nga gjuajtja me armë

Richarlison mund të kishte humbur jetën në një grabitje. Ky ishte episodi më kritik i një fëmijërie shumë të vështirë, të tronditur nga divorci i prindërve të tij kur ishte shtatë vjeç.

Babai i tij, kishte probleme me borxhet dhe depresioni, ndërsa u largua për të punuar në Minas Gerais, shkruan Marca.

Richarlison i vogël jetonte në Nova Venecia me nënën e tij, dy vëllezërit dhe dy motrat, në një shtëpi shumë të vogël, ku iu dash të punonte që në moshën 11-vjeçare.

Ai shiste akullore, lante makina dhe ndihmonte gjyshin e tij në fermë.

Familja shqetësohej për të, pasi jetonin në një zonë ku droga, armët dhe ‘thasët me para’ ishin të përditshme.

Pastaj një pasdite, duke u kthyer me një shok nga një lojë, ai u grabit. Atij iu drejtua një armë, por arriti të shmangte dhe të arratisej.

Ai nuk u dorëzua kurrë, vazhdoi të punonte dhe të luante futboll, derisa sa e arriti debutimin me Brazilin.

Richarlison tani mban numrin 9 te Brazili, një numër që e ka mbajtur legjenda e këtij vendin Luis Nazario da Lima Ronaldo.

“Ndjeva se kisha ardhur në një planet tjetër. Kam veshur ‘9’ në dy ndeshjet e para. Ndjeva se kjo fanellë peshonte dy herë më shumë se çdo tjetër”, kishte deklaruar ai.

Tite i beson atij verbërisht dhe për shkak se ai ka fituar besimin e trajnerit, Richarlison ia ka shpërblyer me 19 gola dhe shtatë asistime për ekipin kombëtar në vetëm 39 paraqitje. /Telegrafi/