LAJMI I FUNDIT:

Jeta e familjes shqiptare në fshatin e banuar me serbë (Video)

Jeta e familjes shqiptare në fshatin e banuar me serbë (Video)

Nexhat Rexhepi me familjen e tij janë të vetmit shqiptarë që jetojnë në fshatin Tërniqevc të Novobërdës, fshat i banuar me serbë.

Rexhepi pretendon se po diskriminohet nga Komuna e Novobërdës, e cila nuk po i ofron kushte infrastrukturore për jetesë.

“Jemi këtu nga viti 2012. Jetoj me gruan dhe djalin. Jeta në fshat nuk është e keqe në raport me banorët e komunitetit serb”, thotë për RTV Dukagjinin, Nexhat Rexhepi.


Për të kjo gjë nuk paraqet problem, por ankohet për udhëheqësit komunalë,  të cilët, sipas tij, po e diskriminojnë, duke mos ia ofruar kushte infrastrukturore për jetesë.

“Nuk kam kanalizim, as ndriçim publik dhe e kam të vështirë me rrugën në kohën kur ka të reshura atmosferike. Kur pastrohet rruga kryesore, rruga ime mbyllet për qarkullim”, ankohet Rexhepi, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtin fshat jeton edhe kryetari i Novoberdës, Svetisllav Ivanoviq.

Ai mohon të jetë diçka e qëllimshme sa i përket investimeve, por se ato, sipas Kryetart, janë problem në gjithë territorin e Komunës.

“Nexhat Rexhepi ka ardhur në Fshat në vitin 2012, ndërsa infrastruktura e fshatit ishte ndërtuar në vitin 2006. Sa i përket kërkesës që ai i ka drejtuar Komunës,  unë jam takuar me të dhe i kam treguar për mundësit e kufizuara që i ka Komuna për investime”, deklaron për RTV Dukagjinin Svetisllav Ivanoviq.

Ivanoviq premtoi se rruga me zhavor do të shtrohet brenda pak ditëve, ndërsa sa i përket asfaltit dhe kanalizimit, thotë se kjo do të bëhet në mundësinë e parë që do ta ketë Komuna. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori