Ish shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, e ka cilësuar si ‘skandaloz’ veprimin e Serbisë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar si një ‘përpjekje të qëllimshme për ta minuar Kosovën’.
Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Jessen Petersen, tha se ‘Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin’ dhe se ajo ‘qëllimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës”.
Ai tha se BE-ja “ka përgjegjësi të caktuar që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe t’ia bëjë të qartë Serbisë se duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.
Sipas tij, “BE-ja duhet t’i tregojë Serbisë se [kjo sjellje] do të ketë implikime për ambiciet e saj në procesin e integrimeve”.
Soren Jessen-Petersen ishte në krye të misionit të OKB-së në Kosovë, në kohën kur, atëbotë, kryeministri Ramush Haradinaj, dha dorëheqje për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.
Zoti Jessen-Petersen, një gjykatë në Francë e ka liruar Ramush Haradinajn dhe nuk do ta ekstradojë në Serbi, siç e kanë kërkuar autoritetet në Beograd. Çfarë paraqet ky zhvillim?
Soren Jessen-Petersen: E shoh gjithë këtë zhvillim si thellësisht të papranueshëm ose skandaloz. Por ai tregon dy gjëra; e para, se Ramush Haradinaj është një njeri që në të kaluarën ka respektuar rendin dhe ligjin, me shumë vështirësi të theksuara, por ai e ka respektuar rendin dhe ligjin.
Ai është liruar dy herë nga një gjykatë ndërkombëtare dhe nuk ka pasur nevojë që të ketë një apel të dytë por ai e ka pranuar këtë. Për dallim nga Ramushi, është e qartë se Serbia nuk e respekton rendin dhe ligjin dhe mbase as edhe e dinë se çfarë do të thotë rendi dhe ligji. Mendoj se është skandaloze që ata kanë vazhduar përgjithësisht të veprojnë në këtë mënyrë.
Megjithëkëtë, urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë parë përgjithësisht si ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës?
Soren Jessen Petersen: Po kjo është mbase edhe arsyeja kryesore pse Serbia e mbanë qëndrimin e saj, sepse të gjithë e dimë se disa udhëheqës politikë atje, përfshirë edhe ata që janë në pushtet sot, ende nuk e pranojnë se Kosova është një shtet i pavarur. Kosova në fakt është një shtet i pavarur dhe Serbia qëllimisht po ndërhynë në çështjet e brendshme.
Por, atëherë çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare me këto urdhër-arreste dhe me, sic thoni ju, ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Kosovës?
Soren Jessen-Petersen: Unë besoj se BE-ja ka përgjegjësinë kryesore. BE-ja e ka zhvilluar këtë dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i bazuar mbi mirëkuptim dhe një dialog ndërmjet dy shteteve. Prandaj BE-ja ka një rëndësi të madhe për dialogun. Ajo ka të drejtë kur thotë se dialogu është i rëndësishëm. Por mendoj se është një përgjegjësi e caktuar për BE-në që ta mbajë kredibilitetin e dialogut dhe që ta informojë qartë Serbinë se ajo duhet të sillet në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Gjithashtu se do të ketë implikime për ambiciet e Serbisë në procesin e integrimeve, sepse kjo shumë qartë është bërë për ta minuar Kosovën.
Meqë po flasim për BE-në, rasti Haradinaj ka patur një ndikim të drejtpërdrejt në dialog. A po shndërrohen urdhër arrestet në pengesë më të madhe të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
Soren Jessen-Petersen: Natyrisht se po, sepse urdhër arrestet janë të bazuara në të kaluarën. Serbia asnjëherë nuk ka treguar gatishmërinë për pajtim. Ajo duhet të përqëndrohet në sundimin e ligjit brenda saj. Ashtu siç e thash edhe më heret, BE-ja duhet ta informojë qartë se ky dialog është në konceptin e përpjekjeve të BE-së për të ecur përpara në rajon, të punojë në ndërtimin e marrëdhënieve të sinqerta me vendet e tjera të rajonit duke ecur drejt një momenti kur të gjitha këto vende do të mund të integrohen në BE.
Gjithnjë përderisa kemi një shtet, që qartazi nuk do të sillet në këtë mënyrë dhe këtë e shohim në ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, rajoni nuk do të mund të ecë përpara prandaj përgjegjësia kryesore bie mbi BE-në që ta bëjë të qartë se cilat janë kërkesat.
Por, BE-ja përballet sot me problemet e saj të brendshme, përfshirë këtu edhe BREXIT-in. Kjo përputhet me kohën kur Ballkani Perëndimor nuk e sheh një perspektivë të qartë Evropiane. Marrë parasysh gjithë këtë, a po e shohim në rajon kthimin e sjelljeve nacionaliste?
Soren Jessen-Petersen: Nuk e di nëse në përgjithësi shohim kthimin e një lloj sjelljeje dhe qasjeje nacionaliste. Por, është e qartë se gjithnjë përderisa BE-ja vepron në këtë mënyrë, kur siç mund të imagjinohet ata nuk shohin asnjë problem në rajon dhe në anën tjetër nuk ecin përpara aktivisht për ambiciet e rajonit që të integrohet në BE, me këtë pasivitet nga ana e BE-së ekziston një rrezik që nacionalistët shkatërrues në rajon e shohin një rast që të trazojnë paqen që ekziston në rajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aksioni kundër fajdesë në Prizren – prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Nuredin Dumani rrëfen vrasjen e vëllait të Talo Çelës: Makinën na i dha Vis Martinaj

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania