LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq: Dikush në Beograd dhe Prishtinë ka disponim për ndarje të Kosovës, por këtë nuk po e lejojnë ndërkombëtarët

Jeremiq: Dikush në Beograd dhe Prishtinë ka disponim për ndarje të Kosovës, por këtë nuk po e lejojnë ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia nuk ka nevojë të zgjedhë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sepse anëtarësimi në BE nuk është i mundur në të ardhmen e afërt. Ai tha se në qarqe të caktuara në Beograd dhe Prishtinë ekziston disponimi për ndarje të Kosovës, por një gjë të tillë po e kundërshton faktori ndërkombëtar.

Jeremiq i ka thënë Televizionit shtetëror kinez CGTN, se “vërtetë është e vështirë të imagjinohet se Serbia do të pranohet në BE pa e zgjidhur çështjen  e Kosovës, por është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se Serbia do të anëtarësohet fare në BE, edhe në qoftë se zgjidhet kjo çështje “, tha Jeremiq, raporton “Beta”.

“Është e qartë se në Evropë aktualisht nuk ka vullnet politik për pranimin e anëtarëve të rinj, pavarësisht nëse ata kanë çështje të hapura territoriale, apo jo”, tha Jeremiq, përcjell Telegrafi.


Ish-ministri i jashtëm serb dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Jeremiq ka thënë se në Kosovësë pari  duhet të krijohen kushte normale dhe zgjidhjen e çështjeve thelbësore jetësore, siç janë e  drejta e serbëve në pronë, si dhe aseteve të shtetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe, e pastaj të zgjidhet çështja e statusit.

“Gjëja më e rëndësishme është se pozicioni negociues i Beogradit të jetë plotësisht i qartë dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Sipas Kushtetutës, Kosova është pjesë e Serbisë, dhe kjo është konfirmuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas të drejtës ndërkombëtare, deri në  miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit, mbetet oligative ajo e mëparshmja, që do të thotë se Rezoluta 1244 është e vlefshme”, tha Jeremiç.

I pyetur nëse Serbia hoqi dorë nga sovraniteti mbi Kosovën, duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, ai tha se nuk pajtohet me interpretim të tillë, duke shtuar se panevojshëm është vënë rrezik sovraniteti dhe se negociatat në Bruksel është të udhëhqien shumë më me kujdes dhe me më shumë aftësi diplomatike.

Në pyetjen nëse ndarja e Kosovës nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme, Jeremiq tha se një gjë të tillë e kundërshtojnë shumë aktorë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe tri shtete anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe se deri te ndarja nuk mund të vijë derisa të ketë rezistencë të tillë.

“Në qarqe të caktuara në Beograd dhe Prishtinë ekziston disponimi për ndarje, por kjo do të jetë e pamundur, derisa për një zgjidhje të tillë të sigurohet konsensusi në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Jeremiq.

Ai shtoi se nevojitet kompromis, “por ai nuk duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Kalo në kategori