Sot i është dhënë lamtumira e fundit, biznesmenit Dritan Mezini.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, kolegë të tij e qytetarë të shumtë, transmeton Telegrafi.


Dritan Mezini ishte një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë së informacionit.

415204600 1090446179050501 8845677480377321480 n 1

Pas lajmit të vdekjes së biznesmenit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme të Mezinit nga jeta.

Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet, Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit digjital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore./Telegrafi/

415140451 1150320769315544 4851369783566779328 n