LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqjen kreu i Shërbimit Informativ në Shqipëri

Jep dorëheqjen kreu i Shërbimit Informativ në Shqipëri

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror i Shqipërisë (SHISH) Helidon Bendo ka dorëzuar sot dorëheqjen nga detyra, njofton Kryeministri Edi Rama.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e zotit Bendo nga detyra.

Në një njoftim në Facebook, Rama ka sqaruar se Bendo ka dhënë dorëheqjen për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.


“Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, ka shtuar Rama.

Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror prej gati 18 muajsh deri në momentin që kryeministri Rama e ka propozuar për të qenë në krye të shërbimit duke zëvendësuar Visho Ajazin, të cilit i kishte përfunduar mandati në gusht të këtij viti.

Presidenti i asaj kohe, Bujari Nishani, dekretoi emërimin e Helidon Bendos si numri dy i SHISH pa krijuar polemika duke dhënë të kuptohet se ishte një figurë e pranuar nga të gjithë.

Para prillit të vitit 2016, Helidon Bendo, ka ushtruar prej shtatë vitesh detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror të SHISH.

Prej 21 vitesh në SHISH, Helidon Bendo, ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur në qytetin e Korçës në 12 maj 1971.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe ka bërë gjithashtu një master për sigurinë në Georgetown University në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Bendo ka qenë gjithashtu emigrant në Greqi për një periudhë të shkurtër gjatë viteve 1991, 1992 dhe 1993. Helidon Bendo rezulton të ketë kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori