LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje zëvendësguvernatori i BQK-së

Jep dorëheqje zëvendësguvernatori i BQK-së

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fatmir Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajtur në BQK, nga gushti i vitit 2013, pasi që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ai është propozuar si kandidat për kryetar të komunës së Pejës.

Fatmir Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pasi që është propozuar si kandidat për komunën e Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


Gashi kishte ardhur në pozitën e zëvendësguvernatorit më 1 gusht të vitit 2013, pak kohë pasi që në krye të Bankës Qendrore të Kosovës kishte ardhur Bedri Hamza, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të BQK-së jozyrtarisht kanë bërë të ditur se javën që shkoi, Gashi i ka ofruar dorëheqjen guvernatorit.

“Fatmir Gashi ia ka ofruar dorëheqjen guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, dhe ky i fundit ia ka pranuar atë”, kanë bërë të ditur burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda BQK-së.

I kontaktuar nga gazeta “Zëri”, Gashi ka konfirmuar se tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozita që ai ka mbajtur nga 1 gushti i vitit 2013.

“Po unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Për këtë është vetëm një arsye se unë jam propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si kandidat për kryetar të komunës së Pejës në zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet. Kështu që ligji i BQK-së nuk lejon që një zëvendësguvernator të jetë pjesë e një partie politike. Kjo ka qenë arsyeja e vetme e dorëheqjes sime nga BQK-ja” ka thënë Gashi për gazetën “Zëri”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori