LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje ministri britanik për shkak të masave të planit B kundër COVID-19

Jep dorëheqje ministri britanik për shkak të masave të planit B kundër COVID-19

Ministri i Brexit, Lord Frost, ka dhënë dorëheqje nga kabineti, raporton “Mail on Sunday”.

Lord Frost, i cili ka udhëhequr negociatat me BE-në, thuhet se javën e kaluar ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit britanik, Boris Johnson. Por Mail on Sunday raporton se ai ishte bindur të qëndronte deri në janar, transmeton Telegrafi.

Gazeta raportoi se ajo që nxiti vendimin e Lord Frost-it ishte futja e masave të coronavirusit të planit B, duke përfshirë zbatimin e certifikatave të coronavirusit. Gjithashtu thuhet se ai ishte zhgënjyer nga rritja e taksave dhe kostoja e politikave neto zero.


Ai kohët e fundit është përfshirë në raunde të tensionuara bisedimesh me nënpresidentin e Komisionit Evropian Maroš Šefčovič, ndërsa Britania e Madhe dhe BE-ja përpiqen të mbyllin boshllëqet në marrëveshjet pas Brexit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori