LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini

Jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini

Besnik Boletini ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Vendimin e tij e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shpjegoi arsyet që çuan deri te ky akt.

Boletini tha se dorëheqja erdhi si pasojë e mospajtimeve brenda bordit lidhur me menaxhimin e një skandali të fundit, ku një artikull i paverifikuar u publikua nga RTK.


Ai shtoi se përpjekjet për të adresuar këtë situatë ishin të vazhdueshme, por të vështira.

Sipas Boletinit, gjetjet e një raporti të komisionit ishin të qarta, por zëvendësdrejtori i RTK-së, Adi Krasta, i cili ka përgjegjësitë e drejtorit, nuk ka ndërmarrë masa për adresimin e tyre.

“Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”.

Përpjekjet për të emëruar një ushtrues detyre të drejtorit dhe për të zgjidhur këtë situatë kanë dështuar për shkak të mospërputhjeve në votat e anëtarëve të bordit.

Boletini theksoi se përballë këtyre vështirësive dhe mungesës së vullnetit për të marrë masa ndaj përgjegjësve, qëndrimi i tij në krye të Bordit ishte i paefektshëm dhe i pakuptimtë.

“Edhe pas dallimeve të mëdha në mbledhjen e datës 23 korrik. RTK-ja ishte në “flakë” dhe vendosa të qëndroj, përkundër që iniciativa për suspendimet dështoi, por dorëheqja atë ditë ishte një ligësi dhe dorëzim para një presioni masiv të jashtëm, nga njerëz të shoqërisë civile e mediave të cilët i njoh mirë, e më njohin mirë. Isha i gatshëm t’i marrë gjithë ato kritika e ofendime edhe përkundër faktit që nuk kisha asnjë lloj përgjegjësie për publikimin (dhe me ngulm po kërkoja përgjegjësi), vetëm për ta adresuar këtë rast deri në fund. Isha i bindur për këtë. Qëndrimi im ishte që ky rast të mbyllet të merren masa rigoroze dhe pastaj të rishoh pozicionin tim. Por, zvarritja u bë e madhe dhe e qëllimshme. Unë nuk mund t’i mbyllë sytë para një lëshimi të madh profesional në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë pa u ndëshkuar përgjegjësit. Tendenca për ta kaluar këtë rast vetëm me një kërkim falje është e pakapërdishme”.

Ai përfundoi duke shprehur shpresën që reforma e nisur në RTK do të vazhdojë dhe se progresi i arritur gjatë dy viteve të fundit do të mbahet dhe zhvillohet më tej nga ata që do të vazhdojnë punën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori