Agjenti i Rick Karsdorp po kërkon një shpjegim nga trajneri i Romës, Jose Mourinho, mes pretendimeve se ai i tha holandezit të largohej nga klubi në janar, pas barazimit 1-1 me Sassuolon.
Mourinho akuzoi një nga lojtarët e tij për ‘tradhti’ pas përplasjes së mesjavës me Sassulon dhe deklaratat e tij bënë bujë të madhe.
Burime të mediave italiane pretendojnë se ishte Kardorp ai që ishte subjekt i zemërimit të Mourinhos dhe tashmë agjenti i holandezit ka reaguar.
The reason Mourinho goes off on Karsdorp imo is because of this, he looks back a bunch of times and see that the sassuolo winger was making a run but still doesn’t make the full effort to close him down, even tho he had just been subbed on…. pic.twitter.com/k6BQZ3wLnC
— IvanoASR (@ivano_cardone) November 11, 2022
“Jam i befasuar nga komentet e Mourinhos”, ka thënë fillimisht agjenti i Karsdorp, Johan Henkes, për NOS.
“Ne duam një shpjegim. Jemi të habitur gjithashtu që të gjithë po drejtojnë gishtin nga Rick, pa Mourinhon apo Romën që ia thonë emrin”.
“Kërkojmë një shpjegim nga klubi për atë që tha trajneri dhe mënyrën në të cilën ai e bëri atë”.
“Kjo nuk është mënyra se si trajton një lojtar që ka qenë në Romë për pesë vjet”, përfundoi Henkes. /Telegrafi/