Një burrë është në kërkim pasi një bos italian i kokainës udhëhoqi një arratisje në qendër të kryeqytetit të Uruguait, duke zemëruar qeverinë italiane që priste ekstradimin e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rocco Morabito, 52 vjeç, dhe tre të burgosur të tjerë “u arratisën nëpër një vrimë në çati” të një qendre ndalimi policor në qendër të Montevideo, vonë të dielën, përpara se të hynte në një apartament fqinj dhe të dilte në rrugë, tha ministria e brendshme e Uruguait.
Morabito – një figurë e lartë e “Ndrangheta – grup i krimit të organizuar në Kalabri)” ishte arrestuar në Uruguaj në vitin 2017 pas dekadave në arrati – ishte në pritje të ekstradimit për “trafikimin ndërkombëtar të drogës”, është thënë në një deklaratë.
Madje, siç thuhet tutje, edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, reagoi me zemërim ndaj lajmit “shqetësues dhe serioz”.
“Së pari duhet të hidhet dritë mbi mënyrën se si ai u arratis, duke kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga qeveria e Montevidës, atëherë ne do të vazhdojmë kërkimin për Morabito, kudo që ai është”, tha Salvini.
‘Mbreti i kokainës’
Elida Ituarte, një grua 70-vjeçare që jeton në një apartament të katit të pestë pranë burgut, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte befasuese për të parë katër burra në dhomën e saj të jetesës në mesnatë të dielën.
“Çfarë po bëni? Kush jeni ju?”, ka thënë ajo t’i ketë pyetur.
Më i vjetri nga të katërt, me sa duket Morabito, i tha asaj se kujdestari i kishte thirrur ata që të rregullonin një tub që rridhte, ka thënë Ituarte e tronditur, përcjell Telegrafi.
Ajo tha se të katër burrat u hodhën në ballkonin e saj nga muri i burgut, në të cilin kishte tela, të cilët më vonë ishin vërejtur se ishin prerë në disa vende.
“E leja dritaren hapur, ndërsa jetoja pranë burgut. Ndihesha e sigurtë”, tha ajo.
Ndryshe, burgu njihet si burgu qendror i Montevideo dhe ndodhet në një rrugë të ngarkuar, të rrethuar nga apartamente, restorante dhe dyqane.
Morabito – i quajtur “mbreti i kokainës” – ishte një nga njerëzit më të kërkuar të Italisë kur u arrestua në një hotel në Montevideo në shtator të vitit 2017. Ai kishte qenë në arrati për 23 vjet.
Morabito fillimisht u arrestua me akuza për falsifikim të dokumenteve të identitetit, por ka pritur ekstradimin për akuzat më serioze të drogës që nga shtatori i vitit 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës