A ke bredhur ndonjëherë lakuriq në shtëpi? Nëse përgjigja është jo, do të thotë që ke humbur një nga kënaqësitë më të mëdha derisa je e lirë. Zbulo me ne 10 gjërat që ia vlen t’i bësh kur je ‘single’.
Pak rëndësi ka nëse je e vetme në të vërtetë apo je një grua e martuar. Secila prej nesh ka nevojë për pak kohë me veten. Për shembull, Carrie Bradshaw e ‘Sex and the City’ ka thënë njëherë se sekreti i saj i vogël është se i pëlqen të hajë ndërkohë që lexon ‘Vogue’ në kuzhinën e saj. Ja disa sekrete të tjera të vogla:
1. Të ecësh lakuriq në shtëpi
Mbase një nga veset me sekrete, por pse të mos e bësh kur e ke mundësinë?
2. Të hash në shtrat
S’ke askënd afër që të të thotë se po lëshon thërrime në krevat. Shijoje!
3. Të mbulohesh me kremra
Një maskë për fytyrën, maskë për flokët, një scrub për trupin dhe gjithçka tjetër që ju vjen në mendje…
4. Të kërcesh si e lajthitur
S’ka mënyrë më të mirë për t’u zbavitur si fëmijë dhe ndërkohë humb dhe ca kalori. 🙂
5. Të këndosh me zë të lartë
Meqë askush nuk i çmon aftësitë e tua vokale, bëhu Beyonce kur je vetëm.
6. Të pish direkt nga shishja
Pse të bësh pis një gotë?
7. Të mos ndërrosh rrobat
Sidomos nëse je e sëmurë ose ke vendosur të jesh asociale për 2-3 ditë, as nuk ia vlen fare të bësh pis rroba të tjera.
8. Të shtypësh pikat e zeza
E dimë që s’mund të përmbahesh. Kot e ke!
9. Të mos përdorësh sutjena
Vetëm ne femrat e kuptojmë kënaqësinë e kësaj gjëje.
10. Të flasësh me veten
Sepse ndonjëherë ke nevojë t’i thuash vetes se je më mirë pa atë budallanë me të cilin je ndarë.