LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme rivlerësohen kandidaturat për Gjykatën penale dhe atë të lartë të Maqedonisë

Javën e ardhshme rivlerësohen kandidaturat për Gjykatën penale dhe atë të lartë të Maqedonisë

Këshilli gjyqësorë do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë përsëri kandidatët për kryetar të Gjykatës Penale dhe të Gjykatës së Lartë të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e caktuar për më 11 janar, pika e dytë ka të bëjë me këtë çështje, ndërkaq nuk do të jetë e hapur për publikun. Vendimin për vlerësimin e jashtëzakonshëm e ka sjellë vet Këshilli, pasi që janë vjetërsuar vlerësimet e kandidatëve. Më 2014 ka ndodhur vlerësimi i fundit i kandiatëve.

Për Gjykatën penale kanë aplikuar Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev. Për Gjykatën e lartë kanë aplikuar Lidija Nedellkova, Snezhana Bajlozova, Besa Ademi dhe Jovo Vangellovski./Telegrafi/