LAJMI I FUNDIT:

Java e makthit për Joe Gomez

Java e makthit për Joe Gomez
Joe Gomez (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Qendërmbrojtësi anglez, Joe Gomez, nuk është pjesë e skuadrës së Tre Luanëve për ndeshjen e sotme (e diel) kundër Kosovës.

Futbollisti i Liverpoolit (siç është thënë) është lënduar në stërvitje gjatë një përplasjeje me Kieran Trippier, për ta kompletuar kështu një javë makthi për të.

Gomez ka qenë vazhdimisht në mediat sportive në javën e fundit, si pasojë e një zënke me Raheem Sterling të filluar të dielën e kaluar në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 3-1.


Shenja në fytyrën e Joe Gomez (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Zënka mes dy futbollistëve u intensifikua në stërvitjet e të hënës në St George’s Park, me ç’rast mbrojtësi mbeti me një shenjë në fytyrë, ndërsa anësori u suspendua për takimin e të enjtes në Wembley (të cilin Anglia e fitoi me rezultat 7-0 kundër Malit të Zi), ku anglezët e siguruan kualifikimin për ‘Euro 2020’.

Tifozët anglezë e fishkëllyen Joe Gomezin kur hyri në lojë, Sterlingu i del në mbrojtje
Lexo po ashtu Tifozët anglezë e fishkëllyen Joe Gomezin kur hyri në lojë, Sterlingu i del në mbrojtje

Në sfidën ndaj malazezëve, Gomez u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 70-të, por një pjesë e tifozëve anglezë e fishkëllyen atë. Sterling reagoi përmes një postimi në Twitter, duke e pranuar fajin dhe duke i kritikuar ata që e fishkëllyen bashkëlojtarin e tij.

Momenti i hyrjes në lojë të Joe Gomez në ndeshjen ndaj Malit të Zi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Dhe të premten, derisa përpiqej ta mbronte një top në stërvitje, Joe dhe Trippier i përplasën gjunjët duke mbetur i lënduar mbrojtësi i Liverpoolit. Ekzaminimet mjekësore treguan se ai nuk mund të udhëtonte me pjesën tjetër të skuadrës drejt Prishtinës.

“Ka qenë një javë e vështirë, por një javë që do ta bëjë më të fortë dhe një javë të cilën e ka përballuar shumë mirë”, ka thënë trajneri Gareth Southgate. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deklarata e kryebashkiakut tronditi Spanjën: Real Madridi mendoi se duke futur lojtarë me ngjyrë do të dominonin fizikisht

Deklarata e kryebashkiakut tronditi Spanjën: Real Madridi mendoi se duke futur lojtarë me ngjyrë do të dominonin fizikisht

Ndërkombëtare
Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

La Liga
Messi: Doja të kthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur

Messi: Doja të kthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur

Ndërkombëtare
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
“Rice është njëri nga tre mesfushorët më të mirë në botë”, legjenda e Arsenalit lartëson anglezin

“Rice është njëri nga tre mesfushorët më të mirë në botë”, legjenda e Arsenalit lartëson anglezin

Ndërkombëtare
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Kalo në kategori