Java e Filmit, për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës

Gjatë javës së tretë të muajit qershor, në “Kino Armatë” - nën organizimin e Qendrës Kinematografike e Kosovës dhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës - do të mbahet Java e Filmit me veprat kinematografike të realizuara në Kosovë
Realizimet filmike e dokumentarët me tematikë të viteve 1990, të luftës së fundit, dhe me aspektet sociale e ekonomike të Kosovës së pasluftës, do të jepen çdo mbrëmje, nga 17-23 qershor.
Hyrja është falas ndërsa programi si në vijim:
E hënë, 17 qershor 2019 20:00-22:00 "Ajo" (13’) nga More Raça & "Martesa" (97’) nga Blerta Zeqiri E martë, 18 qershor 2019 20:00-22:00 "Një Muaj" (26’) nga Zgjim Terziqi & "Daullet e Rezistencës" (65’) nga Methieu Jouffre E mërkurë, 29 qershor 20:00-22:00 "Gardhi" (15’) nga Lendita Zeqiri & "me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘" (90’) nga Ilir Hasanaj E enjte, 20 qershor 2019 20:00-22:00 "Tisa" (21’) nga Valter Lucaj & "Përtej Rrugës" (81’) nga Yll Çitaku E premte, 21 qershor 2019 20:00-22:00 "Ferdonija" (30’) nga Gazmend Bajri & "Histori Maje Kulmi" nga Gazmend Nela (74’) E shtunë, 22 qershor 2019 20:00-22:00 “Shok” (21’) nga Jamie Donoghoue & “A Normal Life” (65’) nga Hugo Berkeley dhe Elizabeth Chai Vasarhelyi E dielë, 23 qershor 2019 20:00-22:00 “Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi (17’) & “Babai” (104’) nga Visar Morina


















































