LAJMI I FUNDIT:

Java e dueleve shqiptare, Shkëndija pret Besën, Voska përballë Shkupit

Java e dueleve shqiptare, Shkëndija pret Besën, Voska përballë Shkupit

Java e 12-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, e cila zhvillohet këtë të mërkurë duke nisur nga ora 13:00, premton emocione të jashtëzakonshme, me duele për kreun e tabelës dhe klubeve që po përpiqen ti ikin fundit të tabelës, njofton Telegrafi.

Kjo e mërkurë na sjell javën e jashtëzakonshme, të 12-t. Ky raund ka dy përballje veçanërisht të nxehta mes ekipeve shqiptare, të cilat pritet të jenë mjaft dinamike.

Në Tetovë, Shkëndija do të presë Besën në një duel që pritet të ketë rivalitet të fortë, me Shkëndijën që nuk guxon të lërë pikë pas vete, nëse dëshiron të jetë në garë për titull. Në tri ndeshjet e fundit Shkëndija nuk ka fitore, andaj sot do të provojë ta bëjë atë ndaj Besës, e cila do të provojë të përfitojë çdo mundësi për të marrë pikë në Tetovë.


Ndërkohë, Voska Sport në shtëpi do të përballet me Shkupin, një duel që konsiderohet mjaft thelbësor për të dyja skuadrat që kërkojnë pozicion më të sigurt. Voska me patjetër kërkon tri pikë për të bërë lëvizje nga vendi i fundit në tabelë, ndërsa Shkupi do të provojë që të vazhdojë me suksese për të mbetur në mesin e ekipeve që pretendojnë titullin.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Gostivari do të masë forcat me Pelisterin, në një sfidë ku Gostivari është favorit absolut. Struga pas barazimit në Tetovë me Shkëndijën, udhëton drejt Shtipit për tu përballë me Tikveshin që nga java në javë po prek fundin e renditjes, ndërsa Sileksi që është në pozitën e tretë do të tentojë që ti shkaktojë disfatën e parë Rabotniçkit. Java mbyllet me duelin mes Vardarit dhe AP Brera, ku kryeqytetasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë fushën e tyre për t’u kthyer te fitorja. /Telegrafi/

Java e 12-t luhet të mërkurën me fillim nga ora 13:00: Shkëndija – Besa, Voska Sport – Shkupi, Gostivari – Pelisteri, Tikveshi – Struga, Sileksi – Rabotniçki dhe Vardari – AP Brera

Në trend Sport

Më shumë
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka eliminohen nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë

Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka eliminohen nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë

Bundesliga
Kalo në kategori