Krahas portierit Gigi Buffon paraqitje të mira bënë edhe Giorgio Chiellini dhe natyrisht Arturo Vidal që thuajse në secilën ndeshje po luan mirë.

Milani regjistroi fitore prej 3-0 përballë Atalantas dhe njeriu kryesor i takimit ishte Ricardo Kaka, i cili realizoi dy herë dhe hyri në histori të klubit pasi kaloi shifrën prej 100 golash me fanellën kuqezi.


Lazio mposhti Interin me golin e Miroslav Kloses, ndërsa Napoli me dy gola të Dries Mertens fitoi ndaj Sampdorias.

Skuadra që po befason këtë sezon është Hellas Verona që kësaj radhe mposhti Udinesen në udhëtim me rezultat 3-1. Veterani Luca Toni shënoi dy gola në atë takim.

Formacioni i javës së 18-të në Serie A (3-4-1-2):

Portier: Gianluigi Buffon (Juventus).

Mbrojtës: Gonzalo Rodriguez (Fiorentina), Alessandro Lucarelli (Parma), Giorgio Chiellini (Juventus).

Mesfushorë: Marco Marchionni (Parma), Francesco Lodi (Catania), Bryan Cristante (Milan), Arturo Vidal (Juventus).

Mesfushor ofensiv: Kaka (Milan).

Sulmues: Luca Toni (Verona), Dries Mertens (Napoli).

/Telegrafi/

telegrafi sport app