LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Të ndërtojmë një shtet të pastër

Jashari: Të ndërtojmë një shtet të pastër

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka takuar sot veteranët e luftës së UÇK-së, nga të cilët kërkoi të bashkohen për zhvillim dhe qeverisje të drejt në Skenderaj.

Gjatë këtij takimi ai ka shpalosur edhe platformën qeverisëse, ku si prioritet ka vendosur arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Jashari nga të pranishmit ka kërkuar që ata të bashkohen për të ndërtuar shtetin e Kosovës, në mënyrë të drejtë dhe të pastër, pasi që ky është amanet i atyre që ranë për lirin e vendit.


“Ne duhet të gjithë bashkërisht të bashkohemi, mos të na përçajnë as partitë, siç nuk na kanë përçarë as fetë e asgjë tjetër në të kaluarën deri më sot. Të bashkohemi ta ndërtojmë këtë vend, sepse e kemi obligim dhe unë mendoj që qysh ka qenë patriotizëm për secilin nga ju që dje, keni kapur pushkën me çliruar këtë vend, unë mendoj që sot e kemi obligim dy herë e më shumë me ndërtuar këtë vend, në mënyrë të drejtë, ta pastër dhe të shënosh, sepse ky ka qenë edhe amaneti i atyre që kanë ra dje. Kërkoj të qëndroj kështu bashkërisht që ta ndërtojmë këta vend në rrugë të drejtë, të pastër dhe të shëndosh, që ky vend të merr drejtimin e duhur të zhvillimit ekonomik që rinia jonë, gjenerata e reja, por dhe gjithë qytetarët e këtij vendi ta shohin perspektiven këtu në Skenderaj, mos të kemi nevojë me ik me dal jashtë vendit”, tha ai.

Bekim Jashari si pretendent për kryetar të Skenderajt ka garantuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do ketë transparencë dhe llogaridhënie për të gjithë ata investitorë që vijnë për të investuar në Kosovë.

“Ju garantoj edhe juve të gjithëve që në mandatin e Bekimit ka me pas transparencë, ka me pas llogaridhënie të të gjithë ata investitorë të mundshëm që do të vijnë nesër, kanë mu ndi po ashtu të sigurt si shteti nga vijnë për investimin e vet”, tha ai.

Ai po ashtu u zotu se për të rinjtë e Skenderajt do të krijojë një fond të veçantë, ku idetë e tyre do të shfrytëzohen për zhvillimin e resurseve të tyre. Jashari në këtë takim me veteranët e luftës u zotua se gjatë mandatit të tij do të inaugurojë një gurthemel i cili do të mirëmbahet dhe nuk do të mbulohen nga mbeturinat.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës, Hysni Ngucati ka kërkuar përkrahjen për Bekim Jasharin dhe të gjithë asamblist që janë pjesë e shoqatës së veteranëve. Ai tha që atëherë kur i duhej ndryshimi Skenderaj dhe Kosovës doli në ballë Bekim Jashari për t’i shërbyer Kosovës në rrugën e ndërtimit ekonomik, arsimore e kulturor.

“Sot kur Skenderajt dhe Kosovës i duhen më shumë ndryshime pozitive në Skenderaj, konkurron një nga familja Jashari, Bekim Jashari doli në ballë për t’i shërbyer Skenderajt, Drenicës e Kosovës dhe së bashku me ne e me popullin t’i shërbejë vendit të rrugën e ndërtimin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha ai.

Ndryshe në këtë tubim elektoral, Shoqata e Veteranëve të Arsimit ka ndarë një mirënjohje për kandidatin e pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, e cila mbante edhe emrin Shaban Jashari, raporton KosovaPress./B.Ibishi/

Në trend

Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Kalo në kategori