LAJMI I FUNDIT:

Jashari pret investitorët e huaj, diskutojnë për ndërtimin e fabrikës së duhanit

Jashari pret investitorët e huaj, diskutojnë për ndërtimin e fabrikës së duhanit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot investitorët e huaj, Bjerne Christensen dhe Klaus Jakobsen nga Danimarka, si dhe biznesmenin shqiptar, Naim Kadishani, ku temë e diskutimit ishte ndërtimi i fabrikës së duhanit, projekt në vlerë rreth 7 milionë euro, ndërsa numri i punëtorëve llogaritet të jetë nga 2.500 deri 3.000.

Kryetari Jashari i ka shoqëruar në Kryshec, afër pishinës, ku Komuna planifikon t’i ndajë tokë, meqë është në pronësi të saj, prej 3.5 hektarë, për ndërtimin e fabrikës, e cila gjithashtu do të ketë në shfrytëzim tokën për mbjellje të duhanit.

Gjatë diskutimit me investitorët, kryetari Jashari ka premtuar siguri të plotë për realizimin e këtij projekti milionësh, duke theksuar se është në interes të qytetarëve ndërtimi i fabrikës, pasi do të punësohej një numër i madh  punëtorësh.


Investitorët nga ana e tyre kanë treguar interesim të investojnë në Skenderaj, dhe janë befasuar me kushtet e ofruara për investime, si dhe tokën e cila planifikohet t’i jepet në shfrytëzim sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë vizitës në Skenderaj, mysafirët kanë vizituar edhe Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të kombit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori