Sektori i arsimit në Kosovë është mjaftë i politizuar dhe ky politizim ka ndodhur nëpër secilin mandat qeverisës.
Kështu të paktën ka thënë në intervistën 45/45, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, i cili ka treguar nëse anon për ndonjë parti politike.
Jasharaj duke folur për të mirat dhe të këqijat e çdo qeverisje të deri tanishme në Kosovë, thotë se politika sistemin arsimor e ka dëmtuar.
“Po them me plotë gojën se politika në shkolla është shumë e pranishme dhe pikërisht politika e ka dëmtuar shumë sistemin arsimor në Kosovë…në të gjitha qeverisjet, SBASHK-u nëse do bënte një vlerësim të të qeverisjeve pa dashur t’u hy në hatër apo të armiqësohem me dikë, secila qeveri ka pasur momente dhe hapa konkret të mirë por edhe hapa konkret të këqij ndaj arsimit. Kur ishte kryeministër Thaçi të gjithë mësimdhënësit e dinë se ai bëri një revolucion në paga, bëri një ngritje të vazhdueshme, madje me trimëri edhe pse kishte bllokada nga institucionet ndërkombëtare, dhe e bëri pagën e arsimtarit të jetë më e dinjitetshme, mirëpo në kohën e tij kishte lëshime në shkolla kishte ndërtime shkollash politike sa për t’u lavdëruar deputeti se solli një shkollë në fshatin e tij e ku kërkesat për shkollë ishin mjaftë të vogla….Por edhe në qeveritë tjera kemi momente të mira në qeverinë Mustafa kishim përplasje për 0.5 përqindshin, mirëpo kishim edhe mirëkuptim dhe e arritëm atë 0.5 për qindshin për çdo vit. Me kryeministrin Haradinaj tani në shkuarje kishim momente dhe bukur fërkime, sidomos me ministrin Bytyqi kemi pasur vazhdimisht momente jo të këndshme ngase ai vepronte pa u konsultuar me arsimtar dhe me ne. Dilte në opinion me ide të cilat janë të parealizuara në Kosovë kryeministri Haradinaj është kogja meritor për ligjin e viteve të 90’ta”, thotë ai.
Sipas tij, mësimdhënësit që dalin në pensionim nuk po lejohen ta përfundojnë vitin shkollor ndonëse janë pensionuar, pasi që partitë politike po synojnë që ato vende të zihen nga bashkëpartiakët e tyre.
Kryetari i SBASHK-ut në anën tjetër ka thënë se ai nuk anon ndaj asnjë partie politike, por që do të jetë gjithmonë me atë qeveri e cila do punojë për përmirësimin e sistemit arsimor në vend.
Sipas tij, lehtësisht mund të vërtetohet se ai nuk është me asnjë parti, pasi që asnjë nga fëmijët e tij nuk janë të punësuar edhe pse kanë përfunduar shkollimin.
“Jo nuk anoj se po të anoja zgjedhja e ime e vetme do të ishte që të jap dorëheqje dhe të shkoj në shtëpi, pse po e them këtë? Ngase edhe ata që na kritikojnë nuk e kam fjalën për mediat sepse ato mund të krijojnë një opinion të tillë nga deklaratat e institucioneve por ne kemi pasur sulme të tilla edhe në grevë dhe pas grevës të cilat do i përmendi por unë nuk guxoj të anoj ndaj asnjë parti ngase në numrin e përgjithshëm të punëtorëve të arsimit në Kosovë dhe numrin e përgjithshëm të SBASHK-ut që janë 90 e më shumë për qind të punësuarve ne jemi të vetëdijshëm që ka të tillë që votojnë për PDK-në, të tjerët për Nismën ,pra ne kemi një votë të ndarë mësimdhënësi voton për atë që do…nise shikohet historiku i SBASHK-ut ne në cilëndo qeveri kemi pasur greva edhe në qeverinë Mustafa….U pa që ne grevën më të gjatë kohëve të fundit e kemi mbajtur pikërisht, nuk vinte n ë pyetja frika apo mos frikës ne nuk kemi pse tu frikësohemi institucioneve sepse nuk u kemi borxh asgjë, SBASHK-u nuk varet nga institucionet e Kosovës ato varen nga ne sepse na ne nuk mund të realizojnë….41 ’38 Rrahman Jasharaj nuk është me askënd, Rrahman Jasharaj është me atë që do vijnë në pushtet dhe do të punojnë për arsimin “, thekson Jasharaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova