Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk do të mbrojë mësimdhënësit që nuk vaksinohen nëse ndaj tyre merret ndonjë masë ndëshkuese.
Kështu deklaron kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i cili apelon te mësimdhënësit që gjatë këtij muaji të imunizohen kundër COVID-19 në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor.
Kryetari i SBASHK-ut, thotë se nëse mësimdhënësit do të kryejnë obligimin e tyre për t’u vaksinuar, atëherë si sindikatë do të kenë mundësi që institucioneve të vendit t’iu parashtrojnë kërkesat e tyre.
Në të kundërtën, ai thotë se zëri i tyre do të jetë më i heshtur dhe se do të jenë bashkëfajtor nëse situata me COVID-19 brenda shkollave përkeqësohet.
“Le të vaksinohemi le ta kemi gojë qelë për t’i kërkuar kërkesat tona që janë legjitime, por nëse ngelim tek vaksinimi atëherë zëri ynë do të jetë shumë më i heshtur ngase do të jemi bashkëfajtor nëse përkeqësohet situata në sektorin e arsimit”, thotë ai.
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është bërë e ditur se deri më tash janë 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit të vaksinuar, derisa numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi është 24 mijë e 370.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për KosovaPress, shprehet optimist se gjatë ditëve të mbetura të muajit gusht, mësimdhënësit apo siç i quan ai “gjumashët”, do të vaksinohen të paktën me dozën e parë.
A thotë se është tejet e rëndësishme që të përfundojë një proces i tillë, në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë normalisht me prezencë fizike në objektet shkollore, siç edhe është synim i MASHTI-t.
“Ata që nuk vaksinohen për tekat e tyre ose për ndonjë teori konspirative, SBASHK-u nuk do t’i mbrojë të tillët në qoftë se institucionet marrin masa kushtëzimi, apo më vonë edhe masa ndëshkuese. Pra, nuk do t’i mbrojmë sepse ata duhet të ulen dhe të mendojnë nëse janë vaksinuar një pjesë e madhe pse ata nuk vaksinohen… “, tha ai.
Tutje, Jasharaj shtoi se, “Gushti dua të bëhem optimist do të vijë deri gati te 100 përqind të të vaksinuarve me dozën e parë, një numër goxha të madh me dozën e dytë dhe këta po them në mënyrë figurative gjumashët që kanë pritur do ta marrin dozën e parë. Krejt këtë apel po e bëjë për hir të nxënësve, për hir të sistemit arsimor”.
Jasharaj deklaron se është tejet e rëndësishme që të përfundojë vaksinimi i mësimdhënësve në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor dhe të eliminohet mundësia që mësimi të nis online.
Ai shprehet se nëse mësimdhënësit nuk do të vaksinohen dhe do të ketë përkeqësim të situatës me COVID-19, atëherë ata do ta kenë peshën e fajit të tyre.
“Uroj që mësimdhënësit të mos hezitojnë të shkojnë të vazhdojnë me vaksinimin në mënyrë që ta kemi një vit të ri, të suksesshëm, por do të jetë i suksesshëm vetëm nëse bëhet në institucione arsimore. Çdo version tjetër i mësimit do të jetë tepër më telashe dhe tepër i vështirësuar, por në të gjithë këtë angazhim unë po them secili duhet të bëjë punën e tyre”, theksoi i pari i SBASHK-ut.
Ai po ashtu tha se, “Ne si SBASHK të vazhdojmë me apelet, MASHTI të vazhdojë me DKA-të të mbajnë takime me mësimdhënësit në mënyrë që edhe ata që eventualisht hezitojnë të shkojnë dhe të vaksinohen, prindërit ta kryejnë detyrën e tyre”.
Udhëheqësi i mësimdhënësve potencon se si SBASHK nuk do të kundërshtojnë institucionet e Kosovës nëse vaksinimi anti-COVID do të bëhet obligativ për të gjithë sektorët.
“Nëse kushtëzimet vlejnë për të gjithë njerëzit, për të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me punën atëherë ne nuk jemi kundër që kjo të vlejë edhe për mësimdhënësit, e kam fjalën për kushtëzime, por jo të bëhen kushtëzime vetëm për sistemin arsimor e jo për të tjerët. Nëse vlen kushtëzimi për të gjithë ne nuk reagojmë sepse po them jemi munduar, jemi angazhuar dhe është detyrë dhe obligim i secilit punëtor të arsimit që ta kryej detyrën e tij. Detyrë parësore më shumë sesa të përgatitet për vitin e ri shkollor është që të vaksinohet”, shprehet ai.
Mësimdhënësit kanë qenë kategori me prioritet për vaksinim, me qëllim që në shtator të fillojë procesi i rregullt mësimor./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë