Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës po e konsideron si problem tejet të madh rekrutimin e punëtorëve arsimor, duke i quajtur konkurse burokratike.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se zëvendësimi me kuadro jo-adekuatë do të sjellë probleme në arsim.
“Rekrutimi i punëtorëve të arsimit gjithmonë ka qenë problematikë, ngase është një procedurë goxha burokratike, shpallen konkurse pastaj institucioneve i duhen diku dy muaj për ta realizuar sepse ligjet e kanë bërë shumë komplekse këtë dhe ajo çfarë duhet të arrihet, se marrëveshja është dhe nëse papritur mbet një vend i zbrazët pune për arsye të ndryshme të lejohet që të merren kuadro nga ai kuadër i cili është në pritje dhe që ka konkurruar në konkurse por nuk është pranuar sepse në Kosovë kemi që për një vend janë 30-50 e më shumë. Zëvendësimi me kuadro jo-adekuatë do të na sjellë probleme. Shteti ka siguruar mjete që ata të zëvendësohen me kuadrat që janë në pritje dhe falë Zotit në Kosovë ka mjaft kuadro të reja, të përgatitur dhe është mëkat që ata të lihen në pritje e pa punë e të bëhen zëvendësime të ashtuquajtura brenda shkollave”, thotë Jasharaj.
Sipas tij, për shkak të pandemisë do ishte e mjaftueshme nëse arrihet të realizohet plan-programi mësimor deri në 70 për qind.
“Do të jetë fitore e madhe që secili shtet ta mbyll këtë vit shkollor me sa më pak pasoja, me sa më pak të prekur, të vetëdijshëm se viti shkollor nuk është kryer në tersi sa duhet. Kemi dhe manualin i cili parasheh se do të jetë i kompensuar materia që punohet në shkolla do të thotë se është thënë që do të realizohet plan-programi, nëse arrihet të realizohet 70 për qind”, tregon ai për EkonomiaOnline.
Ai shton se pas tejkalimit me pandeminë, ekspertët arsimorë kanë një punë të gjatë për të bërë analiza dhe të shikojnë gjendjen dhe pasojat në këtë sektor.
“Unë po them uroj që ta tejkalojmë betejën me Covid, dhe pastaj ekspertët me kokat e ftohta duhet të ulen dhe të bëjnë analiza duke mos tentuar ta hedhin fajin herë andej e herë këndej. Ne kemi një komunikim të vazhdueshëm nga larg në takimet që mbahen në vazhdimësi në unionin e sindikatave të Evropës, dhe edhe ata kanë ngritur alarm mbi telashet e arsimit”, shton Jasharaj.
Ligjet mbi arsimin, Jasharaj konsideron se duhet, duke ia pamundësuar politikës ndikimin në arsim.
‘’Unë mendoj që në të gjithë infrastrukturën që ka të bëjë me arsimin, qoftë atë parauniversitar, dhe atë universitar duhet bërë ndryshime dhe të ecet me kohën. Ajo që mendoj që institucionet nëse vërtet siç po thonë se e duan arsimin dhe si prioritet duhet të bëjnë ligje për t’ia pamundësuar politikës përzierjen direkte në arsim dhe duhet që shkollave dhe universiteteve duhet t’ua kthejmë autonominë”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës