LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Ata që mendojnë se do ta kërcënojnë SBASHK-un, e kanë të kotë

Jasharaj: Ata që mendojnë se do ta kërcënojnë SBASHK-un, e kanë të kotë
Në foto: Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se nuk pranon që askush ta shantazhojë.

Jasharaj ka thënë se institucionet duhet të reflektojnë pasi sipas tij kërkesat e SBASHK-ut janë gjithmonë reale dhe që mund të zgjidhen.

I pari i SBASHK-ut thotë se deklaratat e disa zyrtarëve qeveritarë po shkaktojnë tensione të panevojshme.


Ai thotë se edhe deklarata e zëvendësministrit Pupovci, ishte vetëm në një këndvështrim.

“Deklarata e tij që tregonte ndëshkimet nëse arsimtarët nuk tregojnë rezultat, ndërsa nuk tregonte se udhëzimi administrativ parashikon edhe gradimin e mësimdhënësve të suksesshëm. Pra duhet të thuhen të dy pjesët”, tha Jasharaj në Kanal10.

Pupovci: Do të ketë vlerësim të mësimdhënësve, ai që nuk përmirësohet humb licencën e punës
Lexo po ashtu Pupovci: Do të ketë vlerësim të mësimdhënësve, ai që nuk përmirësohet humb licencën e punës

Jasharaj thotë se SBASHK-u nuk iu nënshtrohet kërcënimeve.

“Ata që mendojnë se do ta kërcënojnë SBASHK-un e kanë të kotë. Ne kemi kaluar 30 vite mbi furtunë nga pushtuesi dhe nuk kemi heshtur. I vetmi komunikim me ne është të jemi të barabartë. Vetëm si të barabartë ne ulemi në tavolinë”, deklaroi ndër të tjera Jasharaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Kalo në kategori